Kampi i emigrantëve në Gjadër, gati më 1 shtator - “La Repubblica”: Më 20 gusht, testimi nga inxhinierët ushtarakë italianë

Ledina Elezi/SCAN
Kampi në Gjadër të Lezhës për pritjen e emigrantëve, të cilët shpëtohen në Detin Mesdhe dhe kërkojnë azil në Itali, pritet të jetë gati më 1 shtator. Sipas gazetës italiane “La Repubblica” më 20 gusht do të kryhet testimi i parë kampit nga inxhinierët ushtarakë italianë. Më pas i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme është për 1 shtator.
Ndërkohë, nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht.
Sipas gazetës italiane, autoritetet kanë konfirmuar se fillimi i javës së katërt të gushtit nis misionin e ri për qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës.
Në Shëngjin duhet të garantohet identifikimi i thelluar i emigrantëve të sjellë pas klasifikimit të parë, i cili përkundrazi do të bëhet direkt në anijet ushtarake italiane, ku, nuk është e qartë se si dhe kush do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse njerëzit e shpëtuar në det vijnë vërtet nga të ashtuquajturat vende të sigurta dhe nuk paraqesin kushte të cenueshme, shkruan e përditshmja italiane.
Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar.
Italia financon rreth 30 milionë euro për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.
Ishte 6 nëntori 2023, kur gjatë një vizite në Romë, Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan protokollin. Që nga ajo datë e deri më sot, u desh një rrugëtim me debate dhe ndonjë pengesë. Opozitat në dy vendet e kundërshtuan që në fillim marrëveshjen, ndërkohë, rreth një muaj pas nënshkrimit të saj Gjykata Kushtetuese në Shqipëri vendosi pezullimin pas kërkesës së opozitës, e cila ndër të tjera argumentonte shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë, më 29 janar Kushtetuesja me shumicë votash i hapi “dritën jeshile marrëveshjes, vendim i cili u zbardh vetëm në mesin e muajit shkurt të këtij viti.
Sondazh

Rrugët prioritare që po financohen - Raporti i MIE: Investimet zënë 37% të shpenzimeve kapitale
Ola Mitre /SCAN Investimet në rrugë zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 37% të......

Qeveria, 16 miliardë lekë borxh të “garantuar” - Tre garanci sovrane për bizneset, dy prej tyre ende aktive
Elisabeta Dosku/SCAN Borxhi i brendshëm i garantuar i qeverisë deri në fund të muajit Mars, regjistrohet në vlerën e afro 16 miliardë lekëve. Të......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve - Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin e fasonerisë
Armela Duka/SCAN Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës......

Flukset e paligjshme të parave - Shahini: Krimet duhet të kodifikohen për të patur rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave
Ola Mitre / SCAN Shqipëria duhet të kodifikojë të gjitha llojet e krimeve, si një nga format kryesore për vlerësimin e flukseve të paligjshme të......

Qytetarët, me “humbje” nga dobësimi i euros - Bie vlera e kusimeve të mbajtura në depozitat në monedhën evropiane
Ledina Elezi/SCAN Depozitat në monedhë të huaj dhe në monedhë vendase shënuan rënie në fund të muajit qershor. Shifrat tregojnë një rënie të vlerës së......

Rritet fatura për blerje energjie - Në pak javë shpenzohen 19 mln euro. Importet për 2024-ën shkojnë në 32 mln euro
Ola Mitre / SCAN Fatura për blerje energjie ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka......

Çmimet e naftës rriten me 1% - Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndërpresë furnizimin
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u rritën sërish me 1% të martën, duke zbutur humbjen e sesionit të mëparshëm, mes shqetësimeve për shkak të konfliktit......

Pritshmëritë për hidrogjenin e gjelbër janë shumë të larta - Sasia e kërkuar është absurde, mungojnë analizat e sakta
Dorina Kurtaj /SCAN Për pesë vitet e fundit, mbështetësit e hidrogjenit të gjelbër kanë argumentuar se ai mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile në......