Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2024, 14:29

ATP miraton 13 dosje të reja aplikimi - Në total, fondi financiar arrin vlerën e 19.4 milionë lekëve

Nga SCAN TV
ATP miraton 13 dosje të reja aplikimi - Në total, fondi financiar

Diamila Leka/ Scan

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa prej aplikimeve për kompesimin 100% financiar. Ky proces u zhvillua pas rreth një viti, për shkak se Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit për trajtimin e pronës.

Sipas Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ka përfunduar procesi për 13 aplikime për kompesim duke arritur në total vlerën e rreth 19.4 milionë lekë.

Më konkretisht, dy aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ku ATP ka miratuar me vendim pranimin e kërkesave pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe se fondi financiar do të jetë rreth 226 mijë lekë. Ndërkohë ATP ka miratuar 6 aplikime të tjera të cilat janë për kompensim 100% financiar, fondi i vënë në dispozicion është në vlerën e rreth 5.6 milionë lekëve

Për tre aplikime të tjera të cilat janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj ATP ka miratuar me vendim pranimin e kërkesës dhe kompensimin financiar e fizik.

Sipas ATP, fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit dhe arrin në vlerën e rreth 13.5 milionë lekëve. Ndërsa për dy aplikime, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka dalë me vendim për “Përfundimin e procesit administrative”.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat