Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2024, 14:30

Ofertave turistike më të lira? - 3.63 mln shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj

Nga SCAN TV
Ofertave turistike më të lira? - 3.63 mln shqiptarë, pushime

Hamit Yzeiraj/ Scan

 

Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta. Sipas Instituit të Statistikave janë regjistruar rreth 3.63 milion dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (Grafik 1), ku shumica kanë fluturuar të paktën më shumë se një herë.

Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend ka çuar shqiptarët të kërkojnë destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira e favorizuar kjo dhe nga zhvlerësismi i monedhës Euro e cila po tregtohet në nivele shumë të ulta kundrejt valutës vendase.

Nga ana tjetër të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen 3-mujorit të parë të vitit, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar për pushime jashtë vendit një total prej 541.3 milionë eurosh. (Grafik 2) Kjo është një rritje prej 86.75 milionë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke theksuar një tendencë të rritur për shpenzime gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.

Pavarësisht se numri i turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë Shqipërinë është më i lartë, shqiptarët që kalojnë pushimet jashtë vendit po japin kontribut në vendet që zgjedhin për të vizituar. Destinacionet kryesore për shqiptarët ngelen Italia, Turqia dhe Greqia.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat