Gjermania në kërkim të fuqisë së huaj punëtore - Vendet europiane ofrojnë stimuj tatimorë për të joshur ekspertët

Dorina Kurtaj / SCAN
Staf mjekësor, punëtorë dhe kamarierë në restorante. Gjermania po kërkon ndihmë nga të huajt që të përballet me mungesën e madhe të fuqisë punëtore.
Qeveria propozon lehtësime tatimore prej 10 deri në 30% në tre vitet e para, me synimin për të tërhequr punëtorë nga jashtë. Autoritetet besojnë se punëtorët indianë mund të mbushin boshllëkun.
Por propozimi i qeverisë ka shkaktuar reagime. Sindikatat dhe partitë opozitare i kundërshtojnë planet në fjalë.
Bashkimi Demokristian mbështet që taksat duhet të ulen për të gjithë punëtorët. Disa deputetë besojnë se kjo mund të çojë në polarizim dhe të ndajë vendasit dhe të huajt. Mund të nxisë gjithashtu ekstremizmin.
Disa vende europiane u ofrojnë të huajve stimuj tatimorë për të plotësuar vendet e punës që kërkojnë ekspertizë.
Portugalia konfirmoi në korrik se do të riaktivizonte një program që ul taksat për të huajt që punojnë në disa profesione të kërkuara, siç janë mësuesit.
Suedia u jep lehtësime tatimore njerëzve me të ardhura të larta ose që konsiderohen ekspertë në një fushë.
Në Danimarkë, shkencëtarët dhe studiuesit e huaj kanë një normë tatimore rreth 33%, ndërsa qytetarët paguajnë mbi 50%.
Në baza vjetore, Gjermania synon të tërheqë 400.000 punëtorë të kualifikuar për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore.

Ura e denoncuar si e “shembur” nuk ndodhet në Shqipëri. Fotoja, e marrë nga “Civil Engineering Discoveries” në 2018
Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video të një ure të cilës i është shembur një prej këmbëve......

Rikthimi i Virusit të Nilit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: Qendroni të qetë, por vigjilentë
Pas më shumë se një dekadë, në Shqipëri është rikthyer Virusi i Nilit Perëndimor. Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 17 ndërsa janë shënuar......

E pavërteta e nitrateve tek perimet!
Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak,......

Eurozona sheh rënie në fushën e ndërtimit pasi kërkesa vijon të mbetet e dobët!
Edel Strazimiri / SCAN Industria e ndërtimit në eurozonë po vuan nga kërkesa e dobët që ka çuar në një sërë humbjesh të vendeve të punës dhe masa për......

“Bindni emigrantët që të rikthehen!” - Banka Botërore: Potencial për zhvillimin e teknologjisë në vend
Ledina Elezi/SCAN Profesionistët le të largohen, por nxitini më pas që të rikthehen, me qëllim që dijet e marra nga shtetet e huaja t'i zbatojnë në......

Organizohet për të tretin vit Panairi i Librit në Green Coast - Pjesëmarrje e lartë nga pushues vendas dhe të huaj
Adelina Onuzi/ SCAN Është organizuar për të tretin vit radhazi Panairi i Librit në Green Coast, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas”. Panairi i......

Ofertave turistike më të lira? - 3.63 mln shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj
Hamit Yzeiraj/ Scan Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta. Sipas Instituit të Statistikave......

ATP miraton 13 dosje të reja aplikimi - Në total, fondi financiar arrin vlerën e 19.4 milionë lekëve
Diamila Leka/ Scan Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa prej aplikimeve për kompesimin 100%......