Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2024, 11:37

9.2% më shumë punonjës informalë në një vit - Analiza/ Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri

Nga SCAN TV
9.2% më shumë punonjës informalë në një vit -

Armela Duka/SCAN

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e numrit të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Informaliteti, përfshin marrëdhëniet e punës që funksionojnë jashtë kornizave ligjore dhe rregulloreve shtetërore.

Në këtë kontekst, "Scan Intel" ka kryer një analizë të thelluar të shifrave për të kuptuar më mirë gjendjen e rekrutimit të punonjësve në gjashtë rajonet kryesore të vendit. Ndërsa disa rajone kanë arritur përparime të ndjeshme drejt formalizimit të marrëdhënieve të punës, të tjerat ende përballen me sfida të konsiderueshme.

Tirana, si qendra kryesore ekonomike e Shqipërisë, mbart numrin më të madh të punëmarrësve gjithsej, me 152,320 individë. Nga të cilët 643 punëmarrës janë informalë, që përbëjnë 0.4% të totalit. Në Vlorë kemi 25,860 punëmarrës gjithsej dhe 309 prej tyre janë informalë, duke përbërë 1.2% të totalit. Ndërsa, Korça, me një total prej 14,467 punëmarrësish, tregon një shkallë më të lartë informaliteti. Punonjësit informalë në këtë rajon përbëjnë 2.8% të totalit.

Dibra ka 168 punonjës informalë nga 8,487 punëmarrës gjithsej, ndërsa në Shkodër  janë 374 punëmarrës informalë nga 7,688 gjithsej duke e pozicionuar atë si rajonin me shkallën më të lartë të informalitetit. Nga ana tjetër, Gjirokastra duket më e qëndrueshme me vetëm 72 punonjës informalë nga 6,143 gjithsej.

Por, si paraqitet punësimi në aktivitetet kryesore të ekonomisë? Shifrat tregojnë se në ndërtim dhe tregti shkalla e informalitetit është më e lartë. Konkretisht 3.1% dhe 2.2% e punëmarrësve gjithsej në këto sektorë janë informalë

Nga ana tjetër, ndërmarrjet prodhuese, që kanë numrin më të lartë të të punësuarve me 80,928 individë, tregojnë një shkallë relativisht të ulët të informalitetit prej 0.4%. Ky është një tregues i përpjekjeve të suksesshme për formalizim në këtë sektor.

Në të kundërt, sektori i transportit dhe telekomunikacionit paraqitet si shembulli më pozitiv, me punëmarrës që janë të pajisur me kontrata individuale, janë mbi 18 vjeç, dhe të siguruar, duke zbatuar kështu Kodin e Punës.

Sondazh

Poll
Analiza 6 Gusht Fatos Fico

E pavërteta e nitrateve tek perimet!

Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat