Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2024, 11:36

Cilat ishin ministritë dhe bashkitë që “shkëlqyen” në 2023-in? - Analiza / Institucionet publike listohen sipas performancës

Nga SCAN TV
Cilat ishin ministritë dhe bashkitë që

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Puna e institucioneve publike është nën monitorim gjatë vitit, duke marrë në analizë disa tregues, për të kuptuar se cili prej tyre ka pasur performancën më të mirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, pranë Ministrisë së Financave,  ka bërë një rankim perfomance për ministritë dhe bashkitë gjatë vitit 2023.

Sipas rankimit të bërë, në raport rezulton se nga pushteti qendror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, listohet në vendin e parë duke marrë 62 pikë nga 72 në total dhe duke shënuar progres në raport me një vit më parë.  E ndjekur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me 59 pikë, dhe pse shënon rënie nga viti i kaluar. Në vendin e tretë renditet Ministria e Brendshme me 58 pikë dhe kapërcim me 3 pikë në raport me 2022-shin.

Lista pasohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ajo e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Ministria e Drejtësisë.

Ndërsa në tre vendet e fundit listohet Ministria e Kulturës,  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe lista e perfomancës mbyllet me Ministrinë e Mbrojtjes me 48 pikë.

Sa i takon pushtetit vendor, bashkitë kanë një nivel pikësh të arritura më të ulët, ku  në listën e bashkive qendër qarku, në vendin e parë është Bashkia Tiranë me 50 pikë, e ndjekur nga Korça, Gjirokastra dhe  Shkodra. Listën e 12 bashkive më të mëdha e mbyll Vlora, Berati dhe Dibra që kanë regjistruar rënie të perfomancës.

Sa i takon njësive të tjera të vetëqeverisjes vendore, në top listë rankohet Kamza, Dropulli, Devolli dhe Lushnja dhe  në fund të saj Belshi, Këlcyra dhe Konispoli.

Sa i takon analizës së bërë në 13 njësi shpenzuese me buxhet të madh, Agjencia e Trajtimit të Pronave renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Garda e Republikës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.  Ndërsa me performancën më të dobët rezulton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza”.

Ranikimi merr në konsideratë gjenerimin e të dhënave për 18 tregues performance mbi planifikimin, zbatimin dhe ekzekutimin e buxhetit, si dhe mbi treguesit për implementimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm.

Sondazh

Poll
Analiza 6 Gusht Fatos Fico

E pavërteta e nitrateve tek perimet!

Shumë njerëz janë mësuar tashmë me aparate të vogla shtëpiake dhe të besueshme që bëjnë matje të sakta për funksionet jetike si ato të sheqerit në gjak,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat