Ndryshimet klimatike po e bëjnë kafenë një luks - Ekspertët: Çmimet mund të mbeten më të larta për më gjatë!

Dorina Kurtaj / SCAN
Sezoni i thatë më i gjatë se normalisht, për të cilin fajësohen ndryshimet klimatike, shkaktoi dëme në të mbjellat këtë vit. Të gjithë janë dakord me faktin se nëse nuk do të jenë kushtet e duhura të motit dhe prodhimi nuk duhet të jetë i duhuri.
Kostot më të larta të prodhimit mund të çojnë në inflacion të çmimit të kafesë dhe për këtë produkt duhet të paguajnë më shumë në të ardhmen pasi çmimet rriten në nivele rekord. Ekspertët e kafesë sinjalizojnë gjithashtu se çmimet mund të mbeten më të larta për më gjatë, pasi faktorë të tillë si ndryshimet klimatike reduktojnë furnizimin global të kafesë.
Organizata Ndërkombëtare e Kafesë - ICO, një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1963 me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, raportoi muajin e kaluar se çmimi i indeksit të përbërë ICO – një pikë referimi kyç për industrinë globale të kafesë – arriti një nivel më të lartë në 13 vjet, me një çmimi mesatar prej 226.83 cent ose rreth 2.27 dollarë për paund.
Njohësit e kafesë shpesh thonë se kur Brazili ‘teshtin’, pjesa tjetër e botës ‘ftohet’ - një referencë për statusin e tij si prodhuesi numër një i Arabica, varieteti i kafesë me cilësi të lartë që përbën mbi 60% të prodhimit total të kafesë.
Pra, kur një ngricë jashtëzakonisht e fortë shkatërroi të korrat e saj në verën e vitit 2021, tregu i kafesë pësoi një tronditje të menjëhershme të ofertës, pasi kontratat e së ardhmes së kafesë në SHBA, të cilat ndjekin Arabica, arritën një nivel maksimal prej 260 cent për paund.
Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së raportoi në maj se Vietnami, prodhuesi kryesor i Robusta, pësoi disa vite kushte të pafavorshme të motit që panë nivelet e eksportit të bien me 7%.
Pavarësisht rritjes së çmimeve, ka një gjë për të cilën ekspertët mund të jenë të sigurt: Kërkesa për kafe nuk do të bjerë së shpejti.

Huawei prezanton telefonin e palosshëm “Nova Flip” - Pajisja e re mund të përballojë deri në 1.2 milionë palosje
Kristi Ceta /SCAN Huawei prezanton telefonin më të ri të palosshëm, Nova Flip. Kompania kineze është prej kohësh prezente në tregun e telefonave......

Sonova prezanton aparatin e dëgjimit me “IA” - Pajisja veçon cilësinë e tingullit nga zhurma e sfondit
Kristi Ceta/SCAN Kompania zvicerane Sonova ka prezantuar një aparat dëgjimi që përdor inteligjencën artificiale në kohë reale për të përmirësuar......

9.2% më shumë punonjës informalë në një vit - Analiza/ Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e......

Cilat ishin ministritë dhe bashkitë që “shkëlqyen” në 2023-in? - Analiza / Institucionet publike listohen sipas performancës
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e institucioneve publike është nën monitorim gjatë vitit, duke marrë në analizë disa tregues, për të kuptuar se cili prej......

Dronët “Bayraktar”, në gatishmëri edhe për emergjencat - Ministri Pirro Vengu, inspektim në bazën ajrore të Kuçovës
Ledina Elezi/SCAN Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në......

Pensionet me KEMP, përfituesit për muajin gusht - Tabela e ISSH/ Vlerësimi nga Komisioni Epror, bazuar në dokumentacionin e dosjes
Ada Hazizolli/SCAN Janë 181 persona, që duhet të dalin në komision përgjatë muajit gusht, për të përfituar pension invaliditeti. Instituti i Sigurimeve......

Kredi të buta për ndërmarrjet e vogla e të mesme - Programi Italo-Shqiptar do të nxisë rritjen e sipërmarrjeve dhe inovacionin
Diamila Leka/Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’u mundësohen......

Gjermania në kërkim të fuqisë së huaj punëtore - Vendet europiane ofrojnë stimuj tatimorë për të joshur ekspertët
Dorina Kurtaj / SCAN Staf mjekësor, punëtorë dhe kamarierë në restorante. Gjermania po kërkon ndihmë nga të huajt që të përballet me mungesën e madhe......