Rritet prodhimi nga energjia diellore - Shifrat/ Fotovoltaikët gjeneruan 4.8% të energjisë totale në vend

Ola Mitre / SCAN
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruan rreth 208 000 mWh energji apo 169 mijë mWh më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar.
Kjo rritje i atribuohet veçanërisht hyrjes në prodhim të centralit diellor të Karavastasë, që ka gjeneruar dhe pjesën dërrmuese të energjisë. Për periudhën janar – qershor ky impiant prodhoi 135,653 mWh apo 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend. Gjithashtu, në muajin maj të këtij viti ka hyrë në prodhim edhe centrali Blue 1, që është një prodhus i pavarur energjie. Sipas të dhënave zyrtare në muajt maj – qershor nga ky central u prodhua 14 mijë mWh energji.
Hyrja në prodhim e këtyre impinateve ka rritur edhe peshën e energjisë diellore, në raport me totalin e gjeneruar nga të gjithë burimet energjetike në vend. Më konkretisht, për periudhën 6-mujore energjia diellore e prodhuar nga të gjithë impiantet fotovoltaike arriti në 4.8% të totalit, shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë. Ndonëse në raport me energjinë totale të prodhuar në vend kjo sasi është tejet modeste, ajo paraqet rëndësi në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi ynë është i varur nga burimet hidrike.
Sondazh

OBSH paralajmëron: COVID ende 'shumë me ne' me 20%. Rastet po rriten globalisht!
Edel Strazimiri / SCAN Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po u kërkon qeverive të forcojnë fushatat e vaksinave. COVID-19 është “ende shumë......

Tesla tërheq mbi se 1.6 milionë makina për probleme me softuerit në distancë
Edel Strazimiri / SCAN Tesla po tërheq 1.68 milionë makina në Kinë për një përmirësim të softuerit në distancë për të siguruar që ato të paralajmërojnë......

Linja nënujore e interkoneksionit me Italinë - Takime mbi investimin, Balluku: Me rëndësi edhe për marrëdhëniet gjeopolitike
Projekti për ndërtimin e linjës energjetike nënujore të interkoneksionit me Italinë po avancon, teksa përfaqësuesit e operatorëve të transmetimit të 2......

Euro rritet në nivelin më të lartë në 8 muaj - Rimerr statusin si monedhë e sigurt
Edel Strazimiri / SCAN Euro është rritur kohët e fundit mes trazirave të tregut global, duke u parë si një monedhë strehë e sigurt. Kursi i këmbimit......

Kujdes nga mishi i shpendëve që vjen nga Brazili! - Shqipëria merr masa kundër virusit që ka prekur shpendët
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka marrë masa që të mbrojë konsumatorët shqiptarë nga rreziku që vjen nga sëmundja e shpendëve në Brazil. Përmes një......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi ndërsa Franga dhe Euro vijojnë rënien!
Monedha europiane vijon të mos rikuperojë pikë prej disa kohësh tashmë duke u blerë sot me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 100.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Kina “sfidon” Elon Musk - Lëshon satelitë në hapësirë për të rivalizuar Starlink
Kristi Ceta / SCAN Kina lëshoi grupin e parë të satelitëve të internetit që do të jenë pjesë e një konstelacioni që shpreson se do të rivalizojë......

Ndryshimet klimatike po e bëjnë kafenë një luks - Ekspertët: Çmimet mund të mbeten më të larta për më gjatë!
Dorina Kurtaj / SCAN Sezoni i thatë më i gjatë se normalisht, për të cilin fajësohen ndryshimet klimatike, shkaktoi dëme në të mbjellat këtë vit. Të......