Murtaja dhe bruceloza tek kafshët në Ballkan ndez alarmin - Shqipëria merr masat e para/ Ndalohet importi, grupe kontrolli 24-orëshe në kufi

Elisabeta Dosku/ SCAN
Vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit janë prekur nga një gjendje epizootike, si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi.
Nisur nga kjo situatë, për shkak të marrëdhënieve tregtare që kemi me këto shtete, qeveria shqiptare është vendosur në lëvizje për të marrë masat e para parandaluese.
Autoriteti Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve njofton se gjendja epizootike në vendin tonë është e pastër dhe se deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, sëmundje që po shkakton dëme në shtetin e Greqisë dhe Rumanisë.
Ndërsa bëhet me dije se ka pasur rastet të diagnostikuar me Brucelozë dhe Tuberkuloz, të cilat sipas këtij institucioni, janë sporadike dhe janë trajtuar sipas legjislacionit në fuqi.
Ministria e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Bimëve, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera po ndjekin nga afër gjithë situatën, ku bëhet me dije se janë marrë masa për ndërprerje të importit të të imtave nga vende ku është shfaqur sëmundja; janë ngritur grupe pune për sensibilizimin e trupës së saj inspektuese dhe të blegtorëve si dhe janë informuar fermerët për shenjat e klinike të sëmundjes dhe masat që duhen marrë në çdo rast dyshimi.
Konkretisht, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, publikuar në Fletoren Zyrtare, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla dhe mishit të derrave nga Bosnje-Hercegovina, Gjermania, Ukraina dhe Turqia si pasojë e sëmundjes së murtajës afrikane; si dhe është ndaluar importi i shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre nga Italia.
Po ashtu, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare janë ngritur grupe të përbashkëta kontrolli në akset nacionale dhe zonat kufitare për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit. Këto grupe janë të gatshme 24 orë.
Gjithashtu bëhet me dije, se inspektorëve të AKU në Pikat e Kalimit Kufitar në çdo rast do t’i bashkohen veterinerë kontrolli të Shërbimit Veterinar për verifikimin e gjendjes së kafshëve. Ndërkohë është komunikuar me autoritetet e Bashkive kufitare me Greqinë për të bashkëpunuar me shërbimin veterinar.
Autoriteti Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thekson se nuk ka vend për panik, por kërkon edhe bashkëpunim dhe nga qytetarët për kalimin e kësaj situate.

“Reformë” mbrojtjes ndaj krimeve kibernetike - Britania synon krijimin e nje rrjeti kuantik për të rritur sigurinë
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Skoci shpresojnë të udhëheqin rrugën në trajtimin e krimit kibernetik me zhvillimin e një rrjeti kuantik kombëtar që......

Korriku, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar - Periudha e temperaturave rekord nuk ka përfunduar ende
Kristi Ceta/SCAN Muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i nxehtë global i regjistruar ndonjëherë, duke i dhënë fund një serie 13-mujore të......

Hiperturizmi, gabimet në “luftën” ndaj turistëve - Turizmi përbën 3% të PBB-së globale dhe 6% të tregtisë ndërkufitare
Dorina Kurtaj /SCAN Hiperturizmi ka përforcuar forcat kundërbalancuese në mbarë botën. Të shumtë janë ata që fitojnë nga turizmi, por ka edhe të shumtë......

Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës
Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më......

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar - Sejko: BSH ndërhyrje në treg për normalizimin e kursit të këmbimit
Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit. Me argumentin e këtij normalizimi të......

Si i ruajnë shqiptarët kursimet e tyre në lekë? - Depozitat me afat mbi 2 vjet, më të preferuarat. Stoku arrin në 160 mld
Ledina Elezi/SCAN Si rezultat i normës më të lartë të interesit, por jo vetëm, depozitat më të preferuara në lekë janë ato me afat mbi 2 vjet për......

Makina me qira për pushime dhe dasma - Sa paguajnë shqiptarët? Rritet importi nga Korea e Jugut
Hamit Yzeiraj/ SCAN Ndonëse numri I turistëve është rritur, të marrësh një makinë me qira për të shkuar me pushime në Jug të vendit apo në ndonjë dasëm......

KREDO.AL MBËSHTET KAMPIN VEROR DHE PROJEKTIN E SHËRBIMIT KOMUNITAR NË TROPOJË 2024
Kredo.al është një institucion financiar mikrokredie i njohur në Shqipëri, me një histori të gjatë të angazhimit për fuqizimin e komuniteteve. Duke ofruar......