Turqia i shpall luftë blerjeve online nga jashtë - Kufizime dhe tarifa të larta për tregtimin nëpërmjet platformave

Dorina Kurtaj /SCAN
Turqia po i shpall "luftë" platformave të tregtisë elektronike në internet në një përpjekje për të frenuar depërtimin e faqeve kineze të shitjeve me pakicë që po zgjerohen në mënyrë agresive në territorin e saj. Me masat e reja të shpallura Ankaraja ul kufirin e blerjeve online nga jashtë nga 150 në 30 euro, ndërsa rrit tarifat për mallrat me vlerë deri në 30 euro, të cilat dërgohen me postë ose me kompani transporti, duke dyfishuar taksat në 60% për mallrat nga vendet jashtë BE-së
Sipas dekretit të publikuar në Gazetën e Qeverisë, tarifat për mallrat që vijnë nga BE-ja rritet në 30% nga 18%, ndërsa të njëjtat tarifa do të zbatohen edhe për barnat me vlerë më të vogël se 1500 euro.
Korniza e re e rreptë rregullatore parashikon që të gjitha procedurat doganore duhet të ndiqen për mallrat me vlerë nga 30 deri në 1500 euro, të cilat nuk janë të sasisë apo natyrës komerciale, ndërsa artikujt e blerë nga konsumatorët nuk duhet të kalojnë 30 kg. Përndryshe, atyre do t'u ngarkohet një taksë doganore shtesë prej 48%.
Masat e reja të qeverisë Erdogan pritet të prekin veçanërisht porositë e vogla të bëra nga konsumatorët kryesisht përmes platformave kineze të tregtisë elektronike si Temu, AliExpress dhe Shein. Në fund të fundit, ministri i Tregtisë Omer Bolat kishte njoftuar së fundmi rregulloret e afërta, duke synuar platformat e huaja si Temu e Kinës. Gjigandi, me bazë në Boston, Massachusetts dhe i operuar nga kompania kineze e tregtisë elektronike PDD Holdings, është bërë jashtëzakonisht popullor në mbarë botën.
Një nga aplikacionet me rritje më të shpejtë hyri në Turqi kohët e fundit, ndërsa është i pranishëm në BE që nga viti i kaluar. Ministria e tregtisë e Turqisë është zotuar të mbrojë konsumatorët dhe bizneset vendase dhe disa analistë thonë se dëshiron të bllokojë importin në rritje të mallrave të konsumit të lirë, veçanërisht nga Kina, me të cilën Turqia ka një vëllim të lartë të tregtisë dypalëshe.
Në të njëjtën kohë, organizatat europiane për mbrojtjen e konsumatorëve kanë akuzuar gjithashtu Temu për teknika "manipuluese" që synojnë t'i bëjnë përdoruesit të shpenzojnë më shumë, pasi dihet se ofron një gamë të gjerë produktesh me çmime jashtëzakonisht të volitshme.
Rregullorja e re e tregtisë elektronike, e cila do të hyjë në fuqi në Turqi më 21 gusht, ka ngjallur një reagim të ashpër nga konsumatorët, të cilët kanë kritikuar qeverinë Erdogan në rrjetet sociale.
Sondazh

Drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në SEPA - BSH miraton rregulloren për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA),......

Murtaja dhe bruceloza tek kafshët në Ballkan ndez alarmin - Shqipëria merr masat e para/ Ndalohet importi, grupe kontrolli 24-orëshe në kufi
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit janë prekur nga një gjendje epizootike, si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve......

“Reformë” mbrojtjes ndaj krimeve kibernetike - Britania synon krijimin e nje rrjeti kuantik për të rritur sigurinë
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Skoci shpresojnë të udhëheqin rrugën në trajtimin e krimit kibernetik me zhvillimin e një rrjeti kuantik kombëtar që......

Korriku, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar - Periudha e temperaturave rekord nuk ka përfunduar ende
Kristi Ceta/SCAN Muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i nxehtë global i regjistruar ndonjëherë, duke i dhënë fund një serie 13-mujore të......

Hiperturizmi, gabimet në “luftën” ndaj turistëve - Turizmi përbën 3% të PBB-së globale dhe 6% të tregtisë ndërkufitare
Dorina Kurtaj /SCAN Hiperturizmi ka përforcuar forcat kundërbalancuese në mbarë botën. Të shumtë janë ata që fitojnë nga turizmi, por ka edhe të shumtë......

Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës
Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më......

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar - Sejko: BSH ndërhyrje në treg për normalizimin e kursit të këmbimit
Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit. Me argumentin e këtij normalizimi të......

Si i ruajnë shqiptarët kursimet e tyre në lekë? - Depozitat me afat mbi 2 vjet, më të preferuarat. Stoku arrin në 160 mld
Ledina Elezi/SCAN Si rezultat i normës më të lartë të interesit, por jo vetëm, depozitat më të preferuara në lekë janë ato me afat mbi 2 vjet për......