Gjoba nga 1 milionë lekë, deri në heqje licence - Nuk mund të dypunësohen mjekët e spitaleve me statusin e autonomisë

Diamila Leka/ Scan
Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe menaxhimin e duhur të orareve të punës për të gjithë ata mjekë që duan të punojnë dhe në spitale publike e jopublike. Gjithashtu masa e penaliteteve është rritur për të ndëshkuar paligjshmëritë.
Masat disiplinore nisin nga vërejtja, në pezullimin e shërbimeve mjekësore për një periudhë kohe nga 6 muaj deri në 3 vjet, pezullimi i licensës për një periudhë kohore nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjobë me vlerë nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.
Ndërkohë penaliteti më i rëndë i cili është përcaktuar në ndryshimet e reja të Urdhrit të Mjekut është heqja e licenës për ushtrimin e profesionit të mjekut.
Për të gjithë ata mjekë të cilët janë anëtarë të Urdhrit të Mjekëve që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jo publik duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor ku ai është i punësuar.
Sipas ndryshimeve, një mjek të mos punojë në sistemin shëndetësor jo publik më shumë se 30% të orëve mujore që punon në sistemin shëndetësor publik.
Dhe pika “d” që i shtohet nenit 8, thuhet se mjeku të mos u kërkojë pacientëve që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij.
Por cila është ajo kategori e mjekëve të cilët nuk mund të punësohen në spitale private?
Sipas Urdhrit të ri të Mjekëve, nuk mund të punojnë në spitale jopublike mjekët të cilët janë të punësuar në spitalet që kanë përfituar statusin e autonomisë spitalore. Karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore u është dhënë spitalit Memorial të Fierit, Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitaleve rajonale Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.
Sondazh

Turqia i shpall luftë blerjeve online nga jashtë - Kufizime dhe tarifa të larta për tregtimin nëpërmjet platformave
Dorina Kurtaj /SCAN Turqia po i shpall "luftë" platformave të tregtisë elektronike në internet në një përpjekje për të frenuar depërtimin e faqeve......

Drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në SEPA - BSH miraton rregulloren për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA),......

Murtaja dhe bruceloza tek kafshët në Ballkan ndez alarmin - Shqipëria merr masat e para/ Ndalohet importi, grupe kontrolli 24-orëshe në kufi
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit janë prekur nga një gjendje epizootike, si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve......

“Reformë” mbrojtjes ndaj krimeve kibernetike - Britania synon krijimin e nje rrjeti kuantik për të rritur sigurinë
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Skoci shpresojnë të udhëheqin rrugën në trajtimin e krimit kibernetik me zhvillimin e një rrjeti kuantik kombëtar që......

Korriku, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar - Periudha e temperaturave rekord nuk ka përfunduar ende
Kristi Ceta/SCAN Muaji i kaluar ishte korriku i dytë më i nxehtë global i regjistruar ndonjëherë, duke i dhënë fund një serie 13-mujore të......

Hiperturizmi, gabimet në “luftën” ndaj turistëve - Turizmi përbën 3% të PBB-së globale dhe 6% të tregtisë ndërkufitare
Dorina Kurtaj /SCAN Hiperturizmi ka përforcuar forcat kundërbalancuese në mbarë botën. Të shumtë janë ata që fitojnë nga turizmi, por ka edhe të shumtë......

Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës
Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më......

Banka e Shqipërisë: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar - Sejko: BSH ndërhyrje në treg për normalizimin e kursit të këmbimit
Ekonomia shqiptare po i kalon me sukses pasojat e goditjeve të jashtme të inflacionit të ndodhura në dy vitet e fundit. Me argumentin e këtij normalizimi të......