Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”

Elisabeta Dosku/ SCAN
Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë euro. Por si u shpërndanë këto para në kategori të ndryshme dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë?
Të dhënat e detajuara zyrtare nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit tregojnë se nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe të “tortës” nga buxheti, ku për periudhën janar-qershor, shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në afro 99.8 miliardë lekë. Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore për një sërë përfituesish.
Shërbimet e përgjithshme publike listohen në vendin e dytë, ku në 6 muaj janë shpenzuar rreth 56.6 miliardë lekë, zë në të cilin përfshihen dhe investimet kapitale.
Një peshë të konsiderueshme zë dhe arsimi, pasi shpenzimet për këtë sektor regjistrohen në vlerën e 33,2 miliardë lekëve, shifër në të cilën përfshihen edhe pagat për mësuesit.
Rreth 31,9 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ku veç investimeve në godina, përfshihen dhe pagat dhe shpërblimet për bluzat e bardha.
Çështjet ekonomike kanë marrë një buxhet prej 19,9 miliardë lekësh në 6 muaj, ku përpos pagesave për papunësinë dhe ndihmën e ekonomike, përfshihen dhe grantet e dhëna për mbështetjen e bizneseve.
Rendi dhe siguria publike kanë marrë një buxhet prej 19,4 miliardë lekëve, i cili mbulon edhe pagat mujore të uniformave blu. Për strehimin dhe komoditetet e komunitetit janë akorduar 13.6 miliardë lekë. Nga ana tjetër 8.8 miliardë lekë kanë shkuar për sektorin e mbrojtjes.
Referuar të dhënave, më pak buxhetit të shtetit i “kushton” argëtimi, kultura dhe çështjet fetare, kategori për të cilën janë shpenzuar 4.7 miliardë lekë dhe mbrojtja e mjedisit, për të cilën kanë shkuar rreth 3.1 miliardë lekë gjatë gjysmës së parë të vitit.
Sondazh

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit......

“LianSpy” spiunon telefonat Android - Virusi që monitoron të dhënat ka qenë aktiv që në 2021
Kristi Ceta / SCAN Është zbuluar një virus i ri që sulmon dhe spiunon telefonat Android. Ai quhet LianSpy dhe u vu re për herë të parë në mars 2024,......

Gjoba nga 1 milionë lekë, deri në heqje licence - Nuk mund të dypunësohen mjekët e spitaleve me statusin e autonomisë
Diamila Leka/ Scan Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe menaxhimin e duhur të......

Turqia i shpall luftë blerjeve online nga jashtë - Kufizime dhe tarifa të larta për tregtimin nëpërmjet platformave
Dorina Kurtaj /SCAN Turqia po i shpall "luftë" platformave të tregtisë elektronike në internet në një përpjekje për të frenuar depërtimin e faqeve......

Drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në SEPA - BSH miraton rregulloren për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA),......

Murtaja dhe bruceloza tek kafshët në Ballkan ndez alarmin - Shqipëria merr masat e para/ Ndalohet importi, grupe kontrolli 24-orëshe në kufi
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendet fqinje dhe të Rajonit të Ballkanit janë prekur nga një gjendje epizootike, si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve......