Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend

Ledina Elezi/SCAN
Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror Speedtest, interneti në Shqipëri paraqitet me një performancë jo shumë të mirë krahasuar me disa prej vendeve të rajonit dhe më gjerë.
Mesatarja botërore e shpejtësisë së internetit në celular është 56.43 megabits për sekond, ndërsa në vendin tonë kjo shpejtësi rezulton 50.04 megabits për sekond, duke u renditur kështu e 52-ta në klasifikimin e Speedtest. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia pozicionohen më lart në këtë klasifikim, me përjashtim të Kosovës që vjen pas Shqipërisë dhe Bosnje Herzegovinës që bën pjesë në njëzetshen e fundit.
Nga 159 vende të përfshira në klasifikim, Shqipëria renditet e 87-ta për sa i takon shpejtësisë së internetit broadband fiks. Konkretisht, rreth 63.61 megabits për sekond është shpejtësia e internetit broadband fiks në Shqipëri, gati 30.32 megabits për sekond më pak se mesatarja botërore. Krahasuar me 5 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë ka performuar më dobët se Serbia dhe Kosova, por kësaj radhe ka lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Por, cili nga qytetet e Shqipërisë ka shpejtësinë më të lartë të internetit?
Qyteti i Vlorës ka regjistruar shpejtësinë mesatare më të lartë të shkarkimit nga celulari gjatë tremujorit të katërt 2023, me përkatësisht 75.34 megabits për sekond. Në vend të dytë vjen Elbasani me shpejtësi interneti 61.65 megabits për sekond dhe më pas Shkodra, Durrësi e në fund Tirana me vetëm 48.78 Mbps shpejtësi shkarkimi.
Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, përafërsisht 99% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë përdorur lidhje fikse në internet gjatë vitit të kaluar. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është gati 84 nga 63% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është pothuajse 37%.
Sondazh

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit......

“LianSpy” spiunon telefonat Android - Virusi që monitoron të dhënat ka qenë aktiv që në 2021
Kristi Ceta / SCAN Është zbuluar një virus i ri që sulmon dhe spiunon telefonat Android. Ai quhet LianSpy dhe u vu re për herë të parë në mars 2024,......

Gjoba nga 1 milionë lekë, deri në heqje licence - Nuk mund të dypunësohen mjekët e spitaleve me statusin e autonomisë
Diamila Leka/ Scan Në Fletoren Zyrtare janë botuar ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, të cilat kanë për qëllim rregullimin dhe menaxhimin e duhur të......

Turqia i shpall luftë blerjeve online nga jashtë - Kufizime dhe tarifa të larta për tregtimin nëpërmjet platformave
Dorina Kurtaj /SCAN Turqia po i shpall "luftë" platformave të tregtisë elektronike në internet në një përpjekje për të frenuar depërtimin e faqeve......

Drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në SEPA - BSH miraton rregulloren për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA),......