Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit

Ola Mitre / SCAN
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë mbajtësit e lejeve minerare për rehabilitimin e mjedisit.
Ndryshimi i parë lidhet me pagesën e garancisë financiare për realizimin e Programit Minimal të Punës, ku sipas udhëzimit të ri Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore duhet të përgatisin projekt preventivat tip për mënyrën e llogaritjes së tyre.
Këto formularë duhet të mbajnë në konsideratë kostot për realizimin e veprimtarive të mbylljes së punimeve gjeologjike të kërkim-zbulimit, të rehabilitimit progresiv e të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit, të zonës së lejuar minerare dhe të asaj të përdorur nga subjekti për zhvillimin e veprimtarisë minerare. Deri më tani, garancia financiare për lejet e kërkim – zbulimit dhe shfrytëzimit vlerësohej nga AKBN dhe ishte sa 10% e vlerës monetare të investimit vjetor të parashikuar.
Paralelisht, udhëzimi i ri përfshin preventivët e rinj tip për përcaktimin e vlerave që duhet të paguajnë kompanitë minerare për rehabilitimin përfundimtar dhe progresiv të mjedisit, si për lejet e kërkim-zbulimit dhe ato të shfrytëzimit.
Sipas preventivëve të rinj, plani i mbylljes së minierës shkon në 1,135,307 lekë, nga 206,504 lekë që ishte aktualisht, rehabilitimi i 1 ha karrierë për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret e bitumiet parashikohet shkon në 884,758 lekë, nga 584,432 lekë që ishte aktualisht, ndërsa rehabilitimi i 1 ha karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore shkon në 946,846, nga 563115 lekë që parashikohej aktualisht.
Ndërkaq, plani i rehabilitimit të 1 ha karrierë, argjile bëhet 773,004 lekë, nga 392 490 lekë që ishte deri më tani. Gjithsesi, këto vlera janë shembuj dhe do të ndryshojnë në varësi të karakteristikave të madhësisë së minierës dhe volumit përkatës të punës. Preventivët tip që ishin në fuqi deri më tani ishin miratuar në vitin 2011.
Sondazh

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......

Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak......

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror......

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit......

“LianSpy” spiunon telefonat Android - Virusi që monitoron të dhënat ka qenë aktiv që në 2021
Kristi Ceta / SCAN Është zbuluar një virus i ri që sulmon dhe spiunon telefonat Android. Ai quhet LianSpy dhe u vu re për herë të parë në mars 2024,......