Fituesi i Nobelit, në krye të qeverisë së Bangladeshit - Muhammad Yunus njihet si “Bankieri i të varfërve”

Kristi Ceta /SCAN
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus është zgjedhur në krye të qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, pasi kryeministrja e vendit dha dorëheqjen dhe u largua jashtë vendit pas një kryengritjeje të madhe kundër sundimit të saj.
I njohur si “bankieri i të varfërve”, Yunus do të jetë kryeministër i përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Largimi i kreut të mëparshëm Sheikh Hasina e ka zhytur Bangladeshin në një krizë politike. Ushtria ka marrë përkohësisht kontrollin, pasi presidenti shpërndau Parlamentin dhe hapi rrugën për zgjedhje. Drejtuesit e studentëve që organizuan protestat kanë kërkuar që Yunus, i cili deri një ditë më pare ndodhej në Paris për Lojërat Olimpike si këshilltar i organizatorëve, të drejtojë një qeveri të përkohshme. Junus e quajti dorëheqjen e Hasinës si "ditën e dytë të çlirimit të vendit".
Një ekonomist dhe bankier me profesion, Yunus u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2006 për përdorimin e mikrokredive për të ndihmuar njerëzit e varfër, veçanërisht gratë. Komiteti i Çmimit Nobel për Paqe e vlerësoi Yunus dhe Bankën Grameen "për përpjekjet e tyre për të krijuar zhvillim ekonomik dhe social nga shtresat e poshtme".
Yunus themeloi Grameen Bank në 1983 për të dhënë kredi të vogla për sipërmarrësit që normalisht nuk do të kualifikoheshin për t'i marrë ato. Suksesi i bankës në nxjerrjen e njerëzve nga varfëria çoi në përpjekje të ngjashme mikrofinancimi në vende të tjera.
Yunus Social Business është I pranishëm edhe në gjashtë vendet e Ballkanit dhe synon të pajisë sipërmarrësit socialë dhe të rinj me njohuritë, aftësitë dhe mjetet për të hartuar, testuar, ndërtuar dhe rritur iniciativat sipërmarrëse që kanë potencialin për të krijuar ndikim pozitiv social për shoqërinë.
Muhammad Yunus lindi në vitin 1940 në Chittagong, Bangladesh. Ai mori doktoraturën nga Universiteti Vanderbilt në Shtetet e Bashkuara dhe dha mësim atje për një kohë të shkurtër përpara se të kthehej në vendlindje.
Sondazh

Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë......

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......

Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak......

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror......

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik - Inflacioni arriti në 2,1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Armela Duka/SCAN Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që......

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari – Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan duket se ka humbur ndjeshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë sipas kursit të këmbimit......