Bota Postuar më 9 Gusht 2024, 12:40

Vjen “zgjidhja” e të nxehtit pa shpenzuar energji - Një material i ri përfton ftohje duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë

Nga SCAN TV
Vjen “zgjidhja” e të nxehtit pa shpenzuar energji - Një

Kristi Ceta/SCAN

 

Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund të përftojë ftohje, duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë. Në pamje të parë mund të duken si panele diellore, por ky sistem i ri do të funksionojë krejt ndryshe. Duke e dërguar nxehtësinë në hapësirë, do të ndihmojë në ftohjen e ambientit të brendshëm.

Teknologjia funksionon nga "ftohja përmes rrezatimit”, një dukuri natyrale që nuk kërkon energji shtesë. Gjatë ditës, nxehtësia e diellit thithet kryesisht nga objektet në Tokë dhe nga atmosfera. Por një pjesë e saj me rreze infrakuqe mbetet duke shkuar në hapësirën e ftohtë.

Shtresa që mbulon këto panele është krijuar për ta eliminuar nxehtësinë e mbetur. Ky proces e identifikon energjinë infrakuqe ose termike të një objekti dhe përmes rrezatimit e dërgon në atmosferë.

Panelet përmbajnë një lëng, të cilin kjo shtresë e ftoh deri në gati 5 gradë Celsius, informon SkyCool, një kompani në Kaliforni. Lëngu i ftohtë dërgohet në sistemin e ftohjes së ndërtesës për ta rritur efektivitetin.

E vetmja energji që përdor ky proces është ajo për një pompë të vogël për të qarkulluar lëngun. Sistemet SkyCool i kursejnë një pronari dyqani 15 deri në 20% të kostos për ajrin e kondicionuar. Kompania po punon gjithashtu me një material që u vjen në ndihmë ndërtesave pa ajër të kondicionuar, për të freskuar një planet që po nxehet gjithnjë e më shumë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat