Rrjeti 6G pritet të jetë gati deri në 2029-2030 - Duhen më shumë investime për shpërndarjen e 5G në Europë

Kristi Ceta/SCAN
Operatorët e telekomunikacionit të BE-së presin që standardet 6G për gjeneratën e ardhshme të rrjeteve celulare të jenë gati deri në 2029-2030, sipas Jan Ellsberger, drejtorit të ri të përgjithshëm të organit evropian të standardizimit ETSI.
Ellsberger, një ish-zëvendës president në kompaninë suedeze të telekomit Ericsson tha se puna përgatitore për këtë do të fillojë së shpejti. Kjo vjen pasi objektivat aktuale të Komisionit Evropian për vendosjen e 5G në të gjithë bllokun mbeten të paplotësuara nga 27 vendet anëtare të BE-së. Ai shtoi se 6G nuk do të thotë një revolucion i madh, por përkundrazi, “një evolucion i qetë” i 5G.
ETSI ka më shumë se 950 organizata anëtare në 65 vende të ndryshme dhe ka për detyrë të vendosë standarde të zbatueshme globalisht. Kjo është një nga organizatat që drejton standardizimin global të telekomunikacionit brenda 3GPPP (Third Generation Partnership Project), një konsorcium global që zhvillon protokolle për telekomunikimet celulare.
Pasi specifikimet e 6G të jenë gati, ato do të transferohen në standarde në të gjitha rajonet pjesëmarrëse: BE, SHBA, Indi, Japoni, Kinë dhe Korenë e Jugut.
Në raportin e fundit, Komisioni tha se objektivi i tij për 2023 për të arritur mbulimin universal 5G mbetet i paplotësuar. Një zyrtar i BE-së paralajmëroi në janar se përhapja e ulët e vendosjes së 5G në Evropë do të thotë se teknologjitë e tjera që varen nga interneti i shpejtë, si inteligjenca artificiale, do të përballen me vonesa në përdorim. Gjithashtu nevojiten ende investime të rëndësishme shtesë në shpërndarje përpara se të arrihen objektivat e BE-së për të arritur mbulimin e plotë 5G dhe gigabit deri në fund të kësaj dekade.
Një nga shembujt që doli nga Komisioni i fundit është akti i inteligjencës artificiale dhe rregullat e rrepta të bllokut për të kufizuar aplikacionet me rrezik të lartë, të cilat u bënë të zbatueshme në fillim të këtij muaji. Në listën e prioriteteve janë gjithashtu teknologjitë e reja, duke përfshirë atë kuantike, si dhe zhvillimin e iniciativave rreth aftësive për të trajnuar brezin e ardhshëm.
Sondazh

Investimi 4 mld dollarësh i Amazon, nën hetim - Marrëveshja rrezikon të dëmtojë konkurrencën në Britani
Kristi Ceta / SCAN Investimi 4 miliardë dollarësh i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon në kompaninë amerikane të inteligjencës artificiale......

Fituesi i Nobelit, në krye të qeverisë së Bangladeshit - Muhammad Yunus njihet si “Bankieri i të varfërve”
Kristi Ceta /SCAN Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus është zgjedhur në krye të qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, pasi kryeministrja......

Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë......

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......

Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak......

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? - Klasifikimi/ Renditemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson në vend
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular. Sipas Indeksit Botëror......

Si u shpërndanë 2.9 miliardë euro në 6 muaj? - Mbrojtja sociale merr “llokmën” më të madhe, mjedisi më i “keqtrajtuari”
Elisabeta Dosku/ SCAN Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për gjysmën e parë të vitit regjistrohen në 291.3 miliardë lekë apo afro 2.9 miliardë......

Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” - Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta. Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni......