Gjermanët, panele diellore në ballkonet e tyre - Deri tani janë instaluar 500 mijë sisteme të tilla

Dorina Kurtaj / SCAN
Panelet diellore, të cilat janë të lehta për t'u instaluar në oborre dhe ballkone, po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Gjermani, sepse çmimet janë të përballueshme dhe rregulloret janë lehtësuar.
Secili prej këtyre pajisjeve prodhon energji të mjaftueshme për të fuqizuar një laptop ose një frigorifer të vogël. Megjithatë, shumë shtëpi në të gjithë Gjermaninë po marrin pjesë në një transformim të qetë, duke e sjellë revolucionin e gjelbër shumë pranë njerëzve pa investime të mëdha, pa kërkuar elektricistë apo duke përdorur mjete të rënda.
Më shumë se 500.000 nga këto sisteme janë instaluar tashmë në vend dhe legjislacioni i ri, më i relaksuar për instalimin e tyre ka kontribuar në përhapjen e tyre masive. Në gjysmën e parë të vitit, Gjermania shtoi nëntë gigavat kapacitet diellor, sipas Shërbimit Federal të Rrjetit. Krahasuar me kapacitetin total të prodhimit në fund të vitit 2023, është shtuar 10%, nga të cilat dy të tretat kanë ardhur nga sistemet e instaluara në ndërtesa, pra edhe në ballkone.
Disa nga panelet prodhohen nga kompani europiane, por shumica prodhohen në Kinë, dominimi i së cilës në atë treg të veçantë i lejon asaj t'i shesë ato me çmime të përballueshme. Bashkimi Europian synon të katërfishojë sasinë e energjisë diellore deri në vitin 2030 në 600 gigavat, ndërsa Gjermania deri atëherë do të arrijë në 200 gigavat. Së fundi, Gjermania pritet të shtojë kapacitetin më të madh diellor nga çdo vend europian këtë vit.

Gana hap rafinerinë e parë të arit - “Royal Ghana Gold” mund të përpunojë 400 kg në ditë
Kristi Ceta/SCAN Gana hapi rafinerinë e saj të parë komerciale të arit në kryeqytetin Akra, si pjesë e një përpjekjeje të prodhuesit kryesor të arit në......

Vjen “zgjidhja” e të nxehtit pa shpenzuar energji - Një material i ri përfton ftohje duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë
Kristi Ceta/SCAN Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund të përftojë ftohje, duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë. Në pamje të parë......

Rrjeti 6G pritet të jetë gati deri në 2029-2030 - Duhen më shumë investime për shpërndarjen e 5G në Europë
Kristi Ceta/SCAN Operatorët e telekomunikacionit të BE-së presin që standardet 6G për gjeneratën e ardhshme të rrjeteve celulare të jenë gati deri në......

Investimi 4 mld dollarësh i Amazon, nën hetim - Marrëveshja rrezikon të dëmtojë konkurrencën në Britani
Kristi Ceta / SCAN Investimi 4 miliardë dollarësh i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon në kompaninë amerikane të inteligjencës artificiale......

Fituesi i Nobelit, në krye të qeverisë së Bangladeshit - Muhammad Yunus njihet si “Bankieri i të varfërve”
Kristi Ceta /SCAN Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus është zgjedhur në krye të qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, pasi kryeministrja......

Minierat, detyrim për rehabilitimin mjedisor - Ndryshon vlerësimi i garancive financiare, rriten pagesat për lejet e shfrytëzimit
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar mënyrën e re të vlerësimit të garancive financiare, që duhet të paguajnë......

Çfarë punonjësish kërkon më shumë ky sezon turistik? - Greca: Mungesa e profesionistëve ul cilësinë e shërbimit
Diamila Leka/SCAN Edhe për këtë sezon veror, burimet njerëzore janë problem kryesor për të gjitha strukturat turistike. Sipas ekspertit të turizmit......

Ulen humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes - Për janar - qershor raportohen në 17.69%, 2.19% më pak se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes për 6 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.69%, apo 2.19% më pak......