Ndërtimi i bypass-it Vlorë-Orikum - Lidhet kontrata për nisjen e punimeve, do zgjatin 2 vjet

Ola Mitre / SCAN
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth 3.5 mln USD dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024, ndërkohë që punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh.
Aksi Vlorë – Orikum është një nga segmentet rrugorë me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës. Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km dhe fillon nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum. Ndërkohë që, tenderi u zhvillua nga BERZH, duke qenë se kjo bankë ka akorduar një kredi për të këtë projekt.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjeteve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik, ndërkohë që duke marrë në konsideratë pozicionimin e tij, ai do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum – Dukat. Ndërkaq, paralelisht me bypassin Vlorë – Orikum, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur lungomare 3, që është një vazhdimësi e lungomares së Vlorës. Për këtë projekt që synon riformësimin e vijës bregdetare është marrë edhe një kredi prej 30 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim.
Sondazh

Sa u “kushton” bashkive 1 banor? - Analiza/ Rritet “kuota” me 34 euro. Njësitë e vogla “lëshojnë dorën” për personelin
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 20,858 lekë apo 208 euro për banor. Të dhënat zyrtare nga raporti i financave......

Kjo do të jetë fundjava më e nxehtë e vitit deri më tani - Temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius!
Edel Strazimiri / SCAN Temperaturat ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë Celsius në Italinë jugore pasi kjo fundjavë parashikohet të jetë më e nxehta që......

Qindra zjarrfikës grekë 'në luftë' me zjarrin në Kretë - Temperaturat e larta dhe erërat rrisin rrezikun!
Edel Strazimiri / SCAN Autoritetet greke fluturuan forca shtesë në ishullin jugor të Kretës të enjten, ku 250 zjarrfikës luftuan një zjarr që detyroi......

Java mbyllet negativisht për valuta kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë duke u blerë sot me 91.1 lekë dhe duke u shitur me 92.1 lekë sipas kursi të këmbimit lokal. Monedha......

Pensionet, rriten me 18% kontributet nga fermerët - Më shumë se 75 mijë persona janë bërë pjesë e skemës për vitin 2023
Ada Hazizolli/SCAN Kontributet, për efekt pensioni nga të vetëpunësuarit në zonat rurale janë rritur me rreth 18 për qind përgjatë vitit 2023,......

Gjermanët, panele diellore në ballkonet e tyre - Deri tani janë instaluar 500 mijë sisteme të tilla
Dorina Kurtaj / SCAN Panelet diellore, të cilat janë të lehta për t'u instaluar në oborre dhe ballkone, po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Gjermani,......

Gana hap rafinerinë e parë të arit - “Royal Ghana Gold” mund të përpunojë 400 kg në ditë
Kristi Ceta/SCAN Gana hapi rafinerinë e saj të parë komerciale të arit në kryeqytetin Akra, si pjesë e një përpjekjeje të prodhuesit kryesor të arit në......

Vjen “zgjidhja” e të nxehtit pa shpenzuar energji - Një material i ri përfton ftohje duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë
Kristi Ceta/SCAN Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund të përftojë ftohje, duke përcjellë nxehtësinë në hapësirë. Në pamje të parë......