Prodhimi i armëve, më pak taksa për kompanitë - Gjoba deri në 50 mln lekë për subjektet që kryejnë shkelje

Ledina Elezi/SCAN
Me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë lehtësirash tatimore dhe administrative. Është botuar në Fletoren Zyrtare ligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, i cili përcakton rregullat kryesore për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe funksionimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.
Ky ligj parashikon lehtësi fiskale për të gjithë kompanitë që do të investojnë në industrinë e prodhimit të armëve në Shqipëri. Norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit do të jetë 0%. Lehtësi të tjera fiskale përfshijnë përjashtimin nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak, ndërsa risi mbetet shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin/shitjet e armatimit ushtarak.
Përveç lehtësive tatimore, ligji parashikon edhe ato administrative, të tilla si procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë. Për këto kompani do të ketë mbështetje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ndihmëse, si: rrugë, ujësjellësa, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, të cilat janë thelbësore për funksionimin e aktivitetit të subjektit, si dhe qasje në fonde dhe programe mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të mbrojtjes.
Agjencia e Industrisë së Mbrotjes është autoriteti përgjegjës për marrjen e masave administrative në rast se konstatohen shkelje nga kompanitë e prodhimit të armëve. Për të gjitha kompanitë që përfshihen në testimin e armatimit ushtarak ose aktivitetet e specializuara pa miratim nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, parashikohen gjoba nga 5 milionë deri në 50 milionë lekë.
Sondazh

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës!
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e......

Detajet e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Ura, stacione e zgjerim i tunelit të Lezhës. Sistem Evropian për Kontrollin e Trenave
Ola Mitre / Scan Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit do të nisin në vitin 2025, teksa në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Çfarë po ndodh me çmimet e paketave telefonike? - Shqipëria, ndër vendet e pakta në rajon me duopol. Tregu, në proces monitorimi
Ledina Elezi / SCAN Shkrirja e dy prej operatorëve telefonikë në një kompani të vetme në fillim të vitit të kaluar, ka ngjallur shumë debate nëse dy......

Sa na kushton një natë hoteli në jug? - “Kthesa e shumëpritur”. Saranda e Ksamili, 20-40% ulje të çmimeve
Diamila Leka/ Scan Ndonëse në Shqipëri pushohet lirë për të huajt, për vendasit “bumi” turistik u bë i papërballushëm me rritjen e çmimeve të......

Shifrat/ Sa paguhen programuesit në Shqipëri? - 67.6% e industrisë dominohet nga meshkujt, mbi 36% bëjnë punë të dyta
Elisabeta Dosku/ SCAN Programuesit njihen si më të mirëpaguarit në tregun e punës, por sa i vërtetë është ky perceptim dhe cilat janë pagat reale të......

Kreditë me probleme ulen për të dytin muaj radhazi - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4.7%, niveli më i ulët në 10 vite
Armela Duka/SCAN Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të......

Ndërtimi i bypass-it Vlorë-Orikum - Lidhet kontrata për nisjen e punimeve, do zgjatin 2 vjet
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e......

Sa u “kushton” bashkive 1 banor? - Analiza/ Rritet “kuota” me 34 euro. Njësitë e vogla “lëshojnë dorën” për personelin
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 20,858 lekë apo 208 euro për banor. Të dhënat zyrtare nga raporti i financave......