Sa na kushton një natë hoteli në jug? - “Kthesa e shumëpritur”. Saranda e Ksamili, 20-40% ulje të çmimeve

Diamila Leka/ Scan
Ndonëse në Shqipëri pushohet lirë për të huajt, për vendasit “bumi” turistik u bë i papërballushëm me rritjen e çmimeve të strukturave akomoduese, shezlongët e deri në baret e restorantet. Kjo rritje u prit me injdinjatë nga pushuesit vendas, pasi çmimet nuk justifikonin shërbimin, cilësinë etj.
Por, aktualisht në pikun e sezonit, si po variojnë çmimet e strukturave akomoduese?
Scan TV ka kryer një vëzhgim në platformën Booking.com ku listohen strukturat akomoduese baret dhe restorantet. Në vëzhgimin e realizuar vihet re që çmimet kanë një tendencë ulje në Sarandë e Ksamil.
Për ta konkretizuar, në një strukturë akomoduese në Sarandë, për dy dhe tre persona aktualisht paraqitet me ulje 20%, për shembull nga 8.800 lekë dhe 11.300 lekë çmimet kanë arritur përkatësisht në 7.000 lekë dhe 9.000 lekë. Gjithashtu, edhe në apartamente të tjera ku më parë mund të paguaje 12.000 lekë për një natë, tashmë e paguan me ulje deri në 30%.
Edhe Ksamili po ndjek të njëjtën praktikë përsa i përket uljes së çmimeve. Nëse më parë në një strukturë akomoduese 30 metër katror do të paguaje rreth 15 mijë lekë, tashmë ka arritur ulje në 40% dhe e rezervon me çmimin rreth 9.000 lekë.
Por ndryshe nga Saranda e Ksamili, Himara nuk po praktikon ulje çmimesh. Nga vëzhgimi i realizuar në Booking, çmimet e listuara variojnë nga 5.000 lekë deri në 13 mijë lekë për një natë.
Por, sa i vlerësojnë turistët këto struktura akomoduese?
Në shtetet e tjera të cilët kanë në fokus turizmin, vlerësimet e turistëve i kanë të rëndësishme pasi është një reagim, i cili ndikon zinxhir në turistët e rinj. Kjo praktikë po fillon të implementohet konsiderueshëm dhe në Shqipëri. Po në të njëjtën platformë, kryesisht strukturat akomoduese kanë një vlerësim nga 8 deri në 9,8.
Sondazh

Shifrat/ Sa paguhen programuesit në Shqipëri? - 67.6% e industrisë dominohet nga meshkujt, mbi 36% bëjnë punë të dyta
Elisabeta Dosku/ SCAN Programuesit njihen si më të mirëpaguarit në tregun e punës, por sa i vërtetë është ky perceptim dhe cilat janë pagat reale të......

Kreditë me probleme ulen për të dytin muaj radhazi - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4.7%, niveli më i ulët në 10 vite
Armela Duka/SCAN Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të......

Ndërtimi i bypass-it Vlorë-Orikum - Lidhet kontrata për nisjen e punimeve, do zgjatin 2 vjet
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e......

Sa u “kushton” bashkive 1 banor? - Analiza/ Rritet “kuota” me 34 euro. Njësitë e vogla “lëshojnë dorën” për personelin
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në Shqipëri shpenzojnë mesatarisht 20,858 lekë apo 208 euro për banor. Të dhënat zyrtare nga raporti i financave......

Kjo do të jetë fundjava më e nxehtë e vitit deri më tani - Temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius!
Edel Strazimiri / SCAN Temperaturat ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë Celsius në Italinë jugore pasi kjo fundjavë parashikohet të jetë më e nxehta që......

Qindra zjarrfikës grekë 'në luftë' me zjarrin në Kretë - Temperaturat e larta dhe erërat rrisin rrezikun!
Edel Strazimiri / SCAN Autoritetet greke fluturuan forca shtesë në ishullin jugor të Kretës të enjten, ku 250 zjarrfikës luftuan një zjarr që detyroi......

Java mbyllet negativisht për valuta kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur negativisht këtë javë duke u blerë sot me 91.1 lekë dhe duke u shitur me 92.1 lekë sipas kursi të këmbimit lokal. Monedha......

Pensionet, rriten me 18% kontributet nga fermerët - Më shumë se 75 mijë persona janë bërë pjesë e skemës për vitin 2023
Ada Hazizolli/SCAN Kontributet, për efekt pensioni nga të vetëpunësuarit në zonat rurale janë rritur me rreth 18 për qind përgjatë vitit 2023,......