Shqipëria Postuar më 9 Gusht 2024, 12:58

Çfarë po ndodh me çmimet e paketave telefonike? - Shqipëria, ndër vendet e pakta në rajon me duopol. Tregu, në proces monitorimi

Nga SCAN TV
Çfarë po ndodh me çmimet e paketave telefonike? -

Ledina Elezi / SCAN

 

Shkrirja e dy prej operatorëve telefonikë në një kompani të vetme në fillim të vitit të kaluar, ka ngjallur shumë debate nëse dy operatorët e mbetur po abuzojnë me pozitën dominuese në treg. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka nënvizuar në raportin vjetor se dy operatorët celularë, Vodafone dhe One Albania, kanë bërë ndryshime në tarifa ose sasitë e njësive minuta, SMS apo GB gjatë vitit 2023. Por çfarë ka ndodhur konkretisht?

Këto ndryshime kanë rezultuar në zvogëlimin e njësive ose sasive në minuta, SMS apo MB të përfshira në paketat me parapagim 30 ditore me çmim 600 lek të prezantuar në periudhën e pandemisë Covid-19 në vitin 2021 nga operatorët celularë. Në disa raste, operatorët kanë rritur tarifat e paketave, me argumentin se kanë rritur numrin e SMS-ve të ofruara, por nga ana tjetër kanë zvogëluar njësitë e internetit, të cilat qytetarët i përdorin më shumë. Këto të fundit janë shprehur të shqetësuar, pasi çmimet e larta po rëndojnë shumë në xhepat e tyre.

Që prej bashkimit të dy kompanive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka nisur monitorimin e tregut të operatorëve celularë, por ky proces kërkon kohë për të përcaktuar nëse ka abuzime nga dy kompanitë. Firmat që ndodhen në pozicion dominues të tregut, nuk duhet të abuzojnë me këtë pozitë apo të kryejnë marrëveshje të fshehta dhe të paligjshme ndërmjet tyre, me qëllim që të fiksojnë ose rrisin çmimet, zvogëlojnë ofertën dhe ndajnë tregjet apo konsumatorët midis tyre. Një faktor ndikues në rritjen e çmimeve është edhe rrjeti 5G, pasi zbatimi i kësaj teknologjie kërkon një infrastrukturë shumë të kushtueshme.

Pas përfundimit të procesit për futjen e një operatori të tretë në tregun e telefonisë celulare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të jetë i vetmi shtet në rajon me një situatë duopoli. Prej disa vitesh tashmë, operatorë të rinj nuk kanë shfaqur interes të investojnë në vendin tonë.

Nëse do të ketë operatorë të tretë në vitet e ardhshme, kjo varet prej vlerësimit të operatorëve të huaj mbi kushtet e investimit në Shqipëri, por jo vetëm. Edhe rregullimi i spektrit të frekuencave është një prej kushteve që mund të nxisë investimet në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat