Tregu i pasurive të paluajtshme, vetëm për të pasurit - Shitjet e shtëpive të reja në SHBA, në rënie që nga qershori

Dorina Kurtaj /SCAN
Shtetet e Bashkuara po përballen me një nga tregjet më të papërballueshme të banesave në dekada, i cili ka efektin e mbylljes së një brezi të pronarëve të mundshëm të shtëpive, raporton Bloomberg. Por, një grup mbetet i paprekur nga kriza: super të pasurit.
Shitjet e shtëpive të reja ranë lehtësisht në qershor dhe ishin shumë më poshtë pritshmërive pasi ranë 15% në maj, ndërsa transaksionet për pronat në pronësi të pronarëve të mëparshëm ranë për të katërtin muaj radhazi.
E vetmja pikë e lartë në treg është luksi, me shtëpitë me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, e vetmja kategori që pati rritje të shitjeve në qershor, sipas Shoqatës Kombëtare të sekserëve. Me normën fikse të hipotekës 30-vjeçare që luhatet rreth 6.8%, pas lëvizjes rreth 3% nga fundi i 2019-ës deri në fillim të 2022-shit, kushdo që duhet të marrë hua po paguan një çmim dukshëm më të lartë për të njëjtën shtëpi sesa do të kishte paguar disa vite më parë. Por blerësit me ‘xhepa të thellë’ nuk e kanë atë shqetësim sepse mund të përdorin para.
Në fund të tremujorit të parë, 45 % e blerësve amerikanë të shtëpive të shtrenjta përdorën para, më së shumti në të paktën një dekadë, sipas të dhënave të Redfin.
Në të kundërt, blerësit e shtëpive më të lira varen nga kursimet dhe të ardhurat e tyre personale, të cilat nuk kanë mbajtur ritmin me inflacionin. Dhe për huamarrësit me të ardhura më të ulëta, problemi shkon përtej rritjes së normave të hipotekës në vetëm marrjen e miratimit për një kredi, pasi vonesat në kartat e kreditit dhe kreditë e automjeteve rriten.
Kërkesa për banesa me kosto më të ulët nuk ka kaluar pa u vënë re nga industria e ndërtimit. Sfida është se si të bëhet kjo në një mjedis ku kostoja e pothuajse gjithçkaje që kërkohet për të ndërtuar një shtëpi është më e lartë se në të kaluarën.
Sondazh

1.5 trilionë dollarë nga koncertet dhe eventet sportive - Millennials, mosha 25 deri në 34 vjeç, janë shpenzuesit më të mëdhenj
Dorina Kurtaj / SCAN Njerëzit janë në kërkim të përvojave, duke nxitur industrinë e turizmit sportiv dhe muzikor, e cila tani është vendosur të......

Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i dytë kërkon fonde shtesë, ARRSH bën gati tenderin 167 mln lekë
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të......

Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit. Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek......

Prodhimi i armëve, më pak taksa për kompanitë - Gjoba deri në 50 mln lekë për subjektet që kryejnë shkelje
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë......

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës!
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e......

Detajet e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Ura, stacione e zgjerim i tunelit të Lezhës. Sistem Evropian për Kontrollin e Trenave
Ola Mitre / Scan Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit do të nisin në vitin 2025, teksa në Fletoren Zyrtare është publikuar......

Çfarë po ndodh me çmimet e paketave telefonike? - Shqipëria, ndër vendet e pakta në rajon me duopol. Tregu, në proces monitorimi
Ledina Elezi / SCAN Shkrirja e dy prej operatorëve telefonikë në një kompani të vetme në fillim të vitit të kaluar, ka ngjallur shumë debate nëse dy......

Sa na kushton një natë hoteli në jug? - “Kthesa e shumëpritur”. Saranda e Ksamili, 20-40% ulje të çmimeve
Diamila Leka/ Scan Ndonëse në Shqipëri pushohet lirë për të huajt, për vendasit “bumi” turistik u bë i papërballushëm me rritjen e çmimeve të......