Sanksionet, Kina bllokon pagesat nga Rusia - Bankat kineze rikthejnë shumat në juanë pa dhënë detaje

Dorina Kurtaj / SCAN
Rreth 80% e pagesave nga Rusia në Kinë në juanë po kthehen sërish në destinacionin origjinal sepse bankat kineze kanë frikë se do të përballen me sanksione dytësore, shkruan gazeta ruse Kommersant, duke cituar një burim në tregun financiar.
Burime të tjera gazete theksojnë se pagesat mund të qëndrojnë në llogari për disa javë dhe më pas të kthehen, pa shpjegime.
Situata u përshkallëzua në qershor kur SHBA zgjeroi përkufizimin e ‘Kompleksit Ushtarak-Industrial Rus’ për të përfshirë bankat kryesore ruse.
Problemet me tregtinë në Kinë nga Rusia filluan në dhjetor 2023, kur SHBA njoftoi vendosjen e sanksioneve dytësore ndaj bankave të vendeve të tjera, të cilat punojnë me ndërmarrjet ruse të Kompleksit Ushtarak-Industrial.
Ndonjëherë produktet dërgohen në Rusi nga Kina, por furnizuesi kinez nuk mund t'i mbledhë paratë e tij për pesë deri në gjashtë muaj.
Për të kryer pagesat, importuesit rusë janë të detyruar të përdorin shërbimet e agjentëve të pagesave. Komisionet e tyre mund të arrijnë deri në 30% të shumës së transferuar.
Sondazh

Si do të menaxhohen përmbytjet në veri të Shqipërisë? - Plani i ri nis nga informimi, deri në reduktimin e rreziqeve në zonat problematike
Diamila Leka/ Scan Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet për disa zona, ku ekziston......

Kompani shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve - Cilat do të jenë përgjegjësitë e saj? Industria synon të kthehet në biznes
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria do të ketë një kompani shtetërore, e cila do të quhet “KAYO” sh.a, që do të jetë përgjegjëse për prodhimin,......

Tregu i pasurive të paluajtshme, vetëm për të pasurit - Shitjet e shtëpive të reja në SHBA, në rënie që nga qershori
Dorina Kurtaj /SCAN Shtetet e Bashkuara po përballen me një nga tregjet më të papërballueshme të banesave në dekada, i cili ka efektin e mbylljes së......

1.5 trilionë dollarë nga koncertet dhe eventet sportive - Millennials, mosha 25 deri në 34 vjeç, janë shpenzuesit më të mëdhenj
Dorina Kurtaj / SCAN Njerëzit janë në kërkim të përvojave, duke nxitur industrinë e turizmit sportiv dhe muzikor, e cila tani është vendosur të......

Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës - Loti i dytë kërkon fonde shtesë, ARRSH bën gati tenderin 167 mln lekë
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të......

Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit. Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek......

Prodhimi i armëve, më pak taksa për kompanitë - Gjoba deri në 50 mln lekë për subjektet që kryejnë shkelje
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim nxitjen e kompanive që të investojnë në prodhimin e armatimit ushtarak, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar një sërë......

Kurs 8-mujor për kodimin, Balluku dhe Muzhaqi shpërndajnë certifikatat për të rinjtë e Dibrës!
16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e......