Kritere të reja për pensionet private - AMF: Rriten penalitetet për shoqëritë administruese që vonojnë pagesat

Ledina Elezi/SCAN
Për shoqëritë administruese dhe përfituesit e fondeve të pensioneve private, janë përcaktuar kushte të reja për tërheqjen dhe përdorimin e pagesës së pensioneve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projektrregulloren për mënyrën, afatet dhe procedurën e pagesës së pensionit privat.
Pensioni privat mund të tërhiqet si një pagesë e menjëhershme ose si një pagesë periodike mujore. Gjithashtu, vlera neto e shumës së parave mund të përdoret për blerjen e një kontrate të sigurimit të jetës në formë “anuiteti”, te një shoqëri sigurimi jete.
Në projektrregullore parashikohet marrja e pagesave të vazhdueshme mujore në formë pensioni të zgjatura në kohë, jo më pak se 2 vjet. Ndërkohë që shoqëria administruese e fondit të pensionit privat duhet të njoftojë anëtarin brenda 5 ditëve pune nga dita e mbushjes së moshës për marrjen e pensionit.
Në çdo rast, anëtari i fondit të pensionit privat duhet të paraqesë një kërkesë te shoqëria administruese për marrjen e pagesës së menjëhershme si një shumë të vetme ose në disa shuma dhe periudha të barabarta apo të ndryshme, deri në shterimin e plotë të llogarisë.
Shoqëria administruese detyrohet t’i paguajë penalitet në formë interesi anëtarit të fondit të pensionit, në rastin e vonesave në pagimin e shumave të menjëhershme apo të pagesave periodike. Shuma e interesit të pagueshëm tek anëtari i fondit për çdo pagesë të vonuar llogaritet duke marrë parasysh çdo ditë vonesë dhe shumën e pagesës së vonuar.
Për sa i përket trashëgimisë së aktiveve, tashmë në rregulloren e re përcaktohet qartë që paratë e mbetura në llogarinë e pensionistit pas vdekjes së tij, mund të trashëgohen te familjarët.
Sondazh

Këto janë zonat ujore më të pastra të notit në Europë!
Edel Strazimiri / SCAN Lajm i mirë për notarët e apasionuar: Shumica dërrmuese e vendeve të banjës në Europë kanë cilësi "të shkëlqyer" të ujit, sipas......

A ndotin avionët modernë më shumë se ata të vjetër?
Edel Strazimiri / SCAN A është më mirë të kesh një avion të vjetër që prodhon shumë dioksid karboni gjatë fluturimit apo një modern që prodhon më pak?......

Goldman Sachs: Kina do të ketë gati 2 herë më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë të vegjël deri në 2030-ën!
Edel Strazimiri / SCAN Popullsia e kafshëve shtëpiake në Kinë do të jetë afërsisht dyfishi i asaj të fëmijëve të saj të vegjël deri në vitin 2030, pasi......

Cilat qytete europiane kanë CEO-t më jetëgjatë?
Edel Strazimiri / SCAN Një shef ekzekutiv (CEO) është shpesh i rëndësishëm në suksesin e një kompanie. Disa CEO do të kenë kaluar disa vite në të......

Menaxherët e plazheve italiane në protesta kundër ligjeve të reja të konkurrencës!
Edel Strazimiri / SCAN Menaxherët e plazheve të Italisë, ose "balneari", palosën shezllonet e tyre dhe mbyllën çadrat e tyre për dy orë të premten në......

Studiuesit zhvillojnë një filtër të ripërdorshëm që heq 75% të një "kimikati të përhershëm" nga uji!
Edel Strazimiri / SCAN Studiuesit kanë projektuar një strukturë të vogël blloku ose monolit duke përdorur printimin 3D që mund të filtrojë një nga......

Linjat “low cost” ndryshojnë modelin e udhëtimit - Jo më vende të lira dhe heqje e tarifave të anulimit të fluturimeve
Dorina Kurtaj /SCAN Linjat ajrore me kosto të ulët po ndryshojnë planet e tyre të biznesit, duke testuar politika dhe strategji të reja pasi rritja e......

Sanksionet, Kina bllokon pagesat nga Rusia - Bankat kineze rikthejnë shumat në juanë pa dhënë detaje
Dorina Kurtaj / SCAN Rreth 80% e pagesave nga Rusia në Kinë në juanë po kthehen sërish në destinacionin origjinal sepse bankat kineze kanë frikë se do......