Meta fiton çështjen kundër grupit “anti-vaksinë” - Hidhen poshtë akuzat për censurim informacioni

Kristi Ceta / SCAN
Meta Platforms ka fituar çështjen e ngritur nga Mbrojtja e Shëndetit të Fëmijëve, një grup kundër vaksinave i themeluar nga Robert F. Kennedy Jr., i cili sfidonte censurimin e postimeve në Facebook që përhapin dezinformata rreth efikasitetit dhe sigurisë së vaksinave.
Gjykata e Apelit në Pasadena, Kaliforni, tha se organizata jofitimprurëse nuk vërtetoi se Meta punonte ose ishte detyruar nga zyrtarët federalë për të shtypur pikëpamjet kundër vaksinave.
Mbrojtja e Shëndetit të Fëmijëve ngriti padi në vitin 2020, duke thënë se Meta kishte shkelur të drejtat kushtetuese duke e cilësuar si të rremë “dezinformimin rreth vaksinave” dhe duke i hequr të drejtën grupit për të reklamuar në Facebook.
Veprimet e Metës përfshinin ndalimin e përdoruesve për të ndarë pretendimet se vaksinat Covid-19 nuk funksionojnë, si dhe referimin e postimeve të grupit të Kennedy Jr. në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për fakte rreth Covid-19.
Gjykata saktësoi se Meta ishte një kompani private me të drejtën e Amendamentit të Parë për të mos përdorur platformën e saj për të promovuar pikëpamje që i konsideronte të pakëndshme. Sipas vendimit, kompania beson se vaksinat janë të sigurta dhe efektive e përdorimi i tyre duhet të inkurajohet.
Gjykata hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve kundër Institutit Poynter dhe Science Feedback, të cilat ndihmojnë Metën të vlerësojë saktësinë e përmbajtjes në Facebook. Grupi i Kennedy Jr. tha se ishte i zhgënjyer me vendimin dhe do të merrte parasysh opsionet ligjore.
Sondazh

Makinat elektrike, mbi 50% të shitjeve në Kinë - Qeveria kineze ka vendosur politika të favorshme për blerësit
Kristi Ceta/SCAN Për herë të parë në Kinë, shitjet e automjeteve me energji të reja kanë tejkaluar makinat tradicionale të pasagjerëve me karburant në......

Telefoni mund të dallojë tërmetet para se të ndodhin - Sensorët e ndjeshëm mund të veprojnë si një minisizmometër
Kristi Ceta / SCAN Pesëdhjetë vjet që nga telefonata e parë, teknologjia që mbajmë në xhep po ndihmon në krijimin e sistemit më të madh të zbulimit të......

Kritere të reja për pensionet private - AMF: Rriten penalitetet për shoqëritë administruese që vonojnë pagesat
Ledina Elezi/SCAN Për shoqëritë administruese dhe përfituesit e fondeve të pensioneve private, janë përcaktuar kushte të reja për tërheqjen dhe......

Këto janë zonat ujore më të pastra të notit në Europë!
Edel Strazimiri / SCAN Lajm i mirë për notarët e apasionuar: Shumica dërrmuese e vendeve të banjës në Europë kanë cilësi "të shkëlqyer" të ujit, sipas......

A ndotin avionët modernë më shumë se ata të vjetër?
Edel Strazimiri / SCAN A është më mirë të kesh një avion të vjetër që prodhon shumë dioksid karboni gjatë fluturimit apo një modern që prodhon më pak?......

Goldman Sachs: Kina do të ketë gati 2 herë më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë të vegjël deri në 2030-ën!
Edel Strazimiri / SCAN Popullsia e kafshëve shtëpiake në Kinë do të jetë afërsisht dyfishi i asaj të fëmijëve të saj të vegjël deri në vitin 2030, pasi......

Cilat qytete europiane kanë CEO-t më jetëgjatë?
Edel Strazimiri / SCAN Një shef ekzekutiv (CEO) është shpesh i rëndësishëm në suksesin e një kompanie. Disa CEO do të kenë kaluar disa vite në të......

Menaxherët e plazheve italiane në protesta kundër ligjeve të reja të konkurrencës!
Edel Strazimiri / SCAN Menaxherët e plazheve të Italisë, ose "balneari", palosën shezllonet e tyre dhe mbyllën çadrat e tyre për dy orë të premten në......