Taksa e pronës për bizneset në Tiranë, me 3 këste - Afati i fundit i pagës është më 30 shtator, shkak çmimet e referencës

Elisabeta Dosku/ SCAN
Çdo individ që ka një pronë që përdoret për aktivitet tregtar në Tiranë, këtë vit e ka të ndarë detyrimin në tre këste.
Pas dy kësteve të para të paguara në fund të muajit prill dhe në fund të muajit qershor, individët do të duhet të paguajnë edhe këstin e tretë deri më datë 30 shtator 2024.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore bën me dije se deri në këtë afat nuk do të aplikohen penalitete dhe kamatëvonesa, por nëse nuk paguajnë në kohë, më pas lindin detyrime të tjera.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron se metoda e pagesës me tre këste do të aplikohet vetëm për këtë vit, për arsye se çmimet e reja të referencës në kryeqytet ndryshuan në Gusht të vitit 2023, pasi ishin mbyllur periudhat deklarative.
Automatikisht, këtë vit, individët do të paguajnë një vlerë në rritje takse për aktivitetet tregtare për shkak të rritjes së çmimeve të referencës në Tiranë dhe automatikisht të vlerës së tregut për këto njësi. Bizneset mund të gjenerojnë detyrimin e tyre online përmes të dhënave që kanë për të aksesuar sistemin.
Bashkia Tiranës ka perfomancën më të mirë ndër 61 bashkitë në vend për mbledhjen e taksës së pronës.
Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës ka mbledhur 24 milionë euro nga taksa e ndërtesës, ku përfshihen dhe njësitë e biznesit, duke shënuar rritje nga viti paraardhës.
Sondazh

Punësimi joformal në Europë: Si krahasohen vendet anëtare?
Edel Strazimiri / SCAN Punësimi joformal, i njohur ndryshe si puna pa kontratë, mbrojtje ligjore ose sigurime shoqërore, mbetet i përhapur në mbarë......

Thatësira shkatërron fushat e misrit dhe lulediellit në Rumani!
Edel Strazimiri / SCAN Rumania po vuan nga efektet e një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë e vendit. Në korrik, temperaturat......

Zjarret në afërsi të Athinës detyrojnë banorët e zonës të evakuohen!
Edel Strazimiri / SCAN Një zjarr i egër shpërtheu pranë kryeqytetit grek të Athinës të dielën, duke detyruar evakuimin ndërsa zjarrfikësit po luftonin......

Kush do të jetë shefi i ardhshëm i bujqësisë në BE?
Edel Strazimiri / SCAN Procesi i emërimit të Komisionerëve të BE-së është tani në mes të bisedimeve, me më shumë se gjysma e 27 vendeve anëtare të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë në raport me javën që lamë pas sipas......

Çmimet e naftës rriten për të pestën herë radhazi - Tensionet në Lindjen e Mesme mbështetin rritjen
Kristi Ceta / SCAN Çmimet e naftës u rritën për të pestën herë radhazi, duke zgjeruar fitimet nga rritja me më shumë se 3% e javës së kaluar, ndërsa......

Themeluesi i Temu, më i pasuri i Kinës - Pasuria e tij shkon mbi 48 miliardë dollarë
Kristi Ceta/SCAN Colin Huang, 44 vjeç, është bërë personi më i pasur i Kinës. Me një pasuri prej 48,6 miliardë dollarësh, ai ka rrëzuar nga froni Zhong......

Meta fiton çështjen kundër grupit “anti-vaksinë” - Hidhen poshtë akuzat për censurim informacioni
Kristi Ceta / SCAN Meta Platforms ka fituar çështjen e ngritur nga Mbrojtja e Shëndetit të Fëmijëve, një grup kundër vaksinave i themeluar nga Robert......