Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2024, 11:43

Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon vlerën rekord të pagesave prej 474 mln euro

Nga SCAN TV
Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon

Ledina Elezi/SCAN

 

Muaji që lamë pas ka shënuar një rekord të ri për sa i përket numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS. Numri i transaksioneve të realizuara përmes këtij sistemi arriti thuajse 30 mijë gjatë muajit korrik, mbi 3 mijë transaksione më shumë se në muajin paraardhës. Ndërkohë që vlera e pagesave të transferuara përmes sistemit AIPS kapi shifrën 474 milionë euro nga 368 milionë që ishte në qershor.

Që prej fillimit të vitit, korriku ka regjistruar shifrat më të larta në përdorimin e sistemit ndërbankar të pagesave me vlerë të madhe. Në shtatë muajt e parë të 2024-ës, gati 180 mijë ka qenë numri total i transaksioneve të kryera, ndërsa 2.8 miliardë euro vlera e veprimeve të realizuara përmes AIPS.

Viti 2023 shënoi një rënie të transaksioneve në numër krahasuar me vitin 2022, por jo në vlerën e tyre. Sa i takon 2024-ës, të dhënat tregojnë një ecuri të mirë të transaksioneve të realizuara përmes këtij sistemi pagesash, ndaj pritet që të tejkalohet vlera prej 4.1 miliardë eurosh e transaksioneve të vitit të kaluar. Megjithatë, mbetet për t'u parë tendenca e veprimeve të kryera deri në fund të vitit.

Sistemi ndërbankar i pagesave me vlerë të madhe AIPS, ka reduktuar me disa miliona euro, kostot e tarifave të transfertave për qytetarët dhe bizneset. Kështu, vetëm gjatë vitit 2023, sistemi i pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe individëve mbi 37 milionë euro. Gjithashtu, që prej nisjes së operimit, sistemi AIPS ka ndikuar në reduktimin e kohës së nevojshme për shlyerjen e një transaksioni në euro brenda vendit, si dhe ka kontribuar në formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Gusht

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

  Dollari amerikan ka regjistruar rënie gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92 lekë në raport me javën që lamë pas sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat