Cilat janë bashkitë që “vjelin” më shumë taksa për banor? - Njësitë e vogla rurale janë të “pafuqishme”. Në pritje të transfertës qeveritare

Elisabeta Dosku/SCAN
61 bashkitë në Shqipëri kanë performancë të ndryshme sa i takon vjeljes së taksave dhe tarifave vendore dhe kjo është në varësi të numrit të popullsisë, pozitës gjeografike, interesit për investime si dhe administratës që kanë këto njësi.
Referuar raportit të financave vendore 2023, të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat më të larta për banor janë realizuar në bashkinë Himarë, me 43.8 mijë lekë për banor, e ndjekur nga Tirana (30.6 mijë lekë/banorë); Saranda (22.7 mijë lekë/banorë), Kamza (14.7 mijë lekë/banorë).
Bashkitë me mbi 100 mijë banorë kanë realizuar mesatarisht 7.3 mijë lekë të ardhura për banor duke shënuar rritje me 18% rritje; bashkitë e mesme me 50 – 100 mijë banorë kanë mbledhur mesatarisht 5 mijë lekë për banor, me rritje 10% rnë raport me vitin 2022 dhe bashkitë e vogla kanë mbledhur gjithashtu mesatarisht 5 mijë lekë për banor, me rritje 10% rritje.
Bashkitë bregdetare Himarë dhe Sarandë kanë të ardhura shumë të larta për banor për shkak të të hyrave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa Bashkia Tiranë, përpos taksës së ndikimit në infrastrukturë, ka numrin më të lartë të popullsisë dhe banesave dhe prej vitesh aplikon mbledhjen e taksës së pronës sipas vlerës së tregut.
Të ardhurat për banor nga të ardhurat e veta vendore kanë ndryshime të mëdha midis bashkive. Të ardhurat më të larta për banor nga të ardhurat e veta vendore realizohen në disa nga bashkitë e mëdha të vendit (Tiranë, Kamëz, Vlorë); si dhe në disa nga bashkitë bregdetare, në veçanti Himarë, e cila ka të ardhurat më të larta për frymë në të gjithë vendin, ndjekur nga Saranda dhe Kavaja. Në të gjitha këto bashki, peshën më të madhe të të ardhurave e zë taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë e vogla dhe më rurale kanë tipikisht të ardhura të veta më të ulëta për banor.
Ndërsa të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar kanë një rëndësi thelbësore për buxhetet bashkiake dhe rishpërndajnë disa nga burimet kombëtare drejt bashkive me potencial më të ulët fiskal. Bashkitë me të ardhura të veta më të ulëta dhe bashkitë e vogla ose rurale përfitojnë mesatarisht më shumë të ardhura për frymë nga transferta e pakushtëzuar se bashkitë e mëdha.
Nga këto tregues, evidentohet qartë që të ardhurat e veta vendore janë të pabalancuara në nivelin e njësive të vetëqeverisjes vendore, duke sjellë në vëmendje nevojën për ndërhyrje me politika të reja të cilat do të ulnin këto diferenca në përputhje me kushtet specifike të tyre.
Sondazh

Tarifa të reja për minierat dhe centralet energjetike - Ndryshimet/Nga oponenca teknike e AKBN, te certifikatat e monitorimit dhe vlerësimit
Ola Mitre / SCAN Qeveria ka miratuar tarifa të reja për subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, shoqëritë koncesionare të hidrocentraleve apo ato......

Tirana, më e shtrenjtë se kryeqytetet e tjera në rajon - Mercer: Luhatjet në kursin e këmbimit në vend rritën kostot për punonjësit e huaj
Xhorxhina Deda/SCAN Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2024. Renditja e këtij viti......

Sa transaksione janë kryer përmes sistemit AIPS? - Korriku shënon vlerën rekord të pagesave prej 474 mln euro
Ledina Elezi/SCAN Muaji që lamë pas ka shënuar një rekord të ri për sa i përket numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS.......

Taksa e pronës për bizneset në Tiranë, me 3 këste - Afati i fundit i pagës është më 30 shtator, shkak çmimet e referencës
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo individ që ka një pronë që përdoret për aktivitet tregtar në Tiranë, këtë vit e ka të ndarë detyrimin në tre këste. Pas dy......

Punësimi joformal në Europë: Si krahasohen vendet anëtare?
Edel Strazimiri / SCAN Punësimi joformal, i njohur ndryshe si puna pa kontratë, mbrojtje ligjore ose sigurime shoqërore, mbetet i përhapur në mbarë......

Thatësira shkatërron fushat e misrit dhe lulediellit në Rumani!
Edel Strazimiri / SCAN Rumania po vuan nga efektet e një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë e vendit. Në korrik, temperaturat......

Zjarret në afërsi të Athinës detyrojnë banorët e zonës të evakuohen!
Edel Strazimiri / SCAN Një zjarr i egër shpërtheu pranë kryeqytetit grek të Athinës të dielën, duke detyruar evakuimin ndërsa zjarrfikësit po luftonin......

Kush do të jetë shefi i ardhshëm i bujqësisë në BE?
Edel Strazimiri / SCAN Procesi i emërimit të Komisionerëve të BE-së është tani në mes të bisedimeve, me më shumë se gjysma e 27 vendeve anëtare të......