Shqipëria Postuar më 12 Gusht 2024, 14:05

Shifra të larta të turizmit kulturor - Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara me mbi 120 mijë shtetas 

Nga SCAN TV
Shifra të larta të turizmit kulturor - Kalaja e Gjirokastrës,

Diamila Leka/ Scan

 

Në Shqipëri, përpos turizmit bregdetar, rritje ka shënuar dhe turizmi kulturor. Sipas të dhënave zyrtare, sitet tona kulturore kanë mirëpritur 651,796 vizitorë gjatë periudhës 7 mujore Janar-Korrik të këtij viti.

Duke ju referuar të njëjta të dhënave, ky sektor ka shënuar rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kqaluat. Ndërkohë 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Por, cilat janë destinacionet e trashëgimisë kulturore më të preferuara për vizitorët?

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë kalaja më e vizituar duke arritur në 120,723 vizitorë. i dyti për nga numri i vizitorëve është Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Kryjë me 90,955 vizitorë. Ndërsa me 85,806 vizitorë renditet i treti PArku Aerkologjik në Shkodër.

Parku Arkeologjik i Butrintit ka arritur të vizitohet në 84,742 shtetas në këto 7 muaj. Dhe i pesti renditet Parku Arkeologjik Apolloni ku ka arritur të vizitohet nga 68,469 shtetas.

Ndërkohë kujtojmë që muaji korrik mbyllet me shifra të kënaqshme përsa i përket turizmit. Përmes aeroportit Nënë Tereza, në muajin korrik kanë mbërritur 1.2 milionë pasagjerë. Ndërsa edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......