Bota Postuar më 13 Gusht 2024, 10:30

Aeroporti më i ngarkuar në botë do dalë në “pension” - Dubai nis punën për një terminal me kapacitet më të madh

Nga SCAN TV
Aeroporti më i ngarkuar në botë do dalë në

Kristi Ceta/SCAN

 

Një rekord i ri pasagjerësh është arritur në gjysmën e parë të vitit në aeroportin më të ngarkuar në botë, i cili ndonëse dëshiron të mbetet qendër e trafikut ajror ndërkombëtar, nuk është në gjendje t'i shërbejë numrit të pasagjerëve që pritet të udhëtojnë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe mirëpriti 44.9 milionë vizitorë në periudhën midis janarit dhe qershorit, me një rritje prej 8% nga 41.6 milionë pasagjerë që kishin kaluar në periudhën korresponduese të vitit 2023. “Performanca rekord e gjysmës së parë të vitit mbështet vlerën tonë strategjike si një qendër globale e aviacionit”, u shpreh shefi ekzekutiv i aeroportit.

Sipas tij, aeroporti është në rrugën e duhur për të arritur 91.8 milionë vizitorë vjetorë në 2024. Vlen të theksohet se viti më i mirë i aeroportit ishte viti 2018, kur numri i pasagjerëve arriti në 89.1 milionë. Vitin e kaluar, shifra arriti në 86.9 milionë.

Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai ka një kapacitet deri në 120 milionë pasagjerë në vit dhe vendndodhja pranë qytetit nuk lejon zgjerimin e mëtejshëm të numrit të udhëtarëve që pritet të kalojnë nëpër Emiratet e Bashkuara në vitet e ardhshme. Kështu, edhe i nxitur nga ringjallja e trafikut turistik në mbarë botën, vendi ka nisur planet për të zgjeruar aeroportin e dytë më të madh në rajon, Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum, i cili që nga viti 2010 shërben një pjesë relativisht të vogël të fluturimeve.

Pak muaj më parë u njoftua se kishte nisur puna për një terminal të ri, me vizionin që aeroporti të bëhet më i madhi në botë dhe natyrisht të zëvendësojë Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Sipas autoriteteve, kur të përfundojnë punimet përkatëse me një kosto prej gati 35 miliardë dollarësh, Al Maktoum do të mund të mbajë deri në 260 milionë pasagjerë në vit. Faza e parë e projektit pritet të përfundojë brenda 10 viteve, me një kapacitet që pritet të arrijë në 150 milionë pasagjerë brenda 12 muajve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat