Në rrezik siguria globale e ushqimit - Guterres: Pushtimi rus i Ukrainës ka shtuar paqëndrueshmërinë në tregjet financiare!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se problemi i sigurisë globale të ushqimit nuk mund të zgjidhet pa rikthimin në tregje të prodhimit bujqësor ukrainas dhe rus, si dhe plehrave kimike. Pushtimi rus i Ukrainës ka shtuar paqëndrueshmërinë në tregjet financiare, duke rritur çmimet e mallrave dhe ndikuar në logjistikën, si dhe penguar potencialisht rimëkëmbjen ekonomike nga COVID-19 në shumë vende.
Guterres u shpreh i vendosur të lehtësonte dialogun për të ndihmuar në arritjen e këtyre qëllimeve. Vendet në mbarë botën mund të përballen me mungesa edhe më të rënda ushqimore në vitin 2022 me krizën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë që do të ketë ndikimin më të madh në vendet me të ardhura më të ulëta, ka paralajmëruar një raport i sapo publikuar i Kombeve të Bashkuara.
Raporti, i përgatitur nga 17 agjenci, përfshirë Programin Botëror të Ushqimit dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, mbulon situatën ushqimore të 53 vendeve në vitin 2021 dhe parashikon situatën në 2022 për 41 vende.
Sipas raportit, vitin e kaluar, 193 milionë njerëz në 53 vende ishin në rrezik të pasigurisë ushqimore, një rritje e konsiderueshme nga viti 2020, ndërsa situata globale e sigurisë ushqimore pritet të përkeqësohet në vitin 2022. Gjithashtu, raporti thekson se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës pritet të reduktojë më tej sigurinë globale të ushqimit.
SCAN
Sondazh

FED rrit normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje - Në dy takimet e ardhshëm pritet sërish rritje!
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindjeje, rritja më e madh në 22 vjet dhe shefi i bankës qendrore të SHBA bëri një thirrje të......

Rriten kostot e Ukrainës në Danub - Apel kompanive: Ulni tarifat për transportin e grurit, në të kundërt ndërhyn shteti!
Ukraina u bëri thirrje kompanive të transportit të grurit në portet e Danubit që të ulin çmimet, në të kundërt shteti do të detyrohet t'i kufizojë ato......

Importet globale të gazit rriten 4.5% në 2021 - Mbështeten nga rimëkëmbja e kërkesës industriale, kryeson Azia!
Importet globale të gazit të lëngshëm natyror janë rritur me 4.5% gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës, të mbështetura nga rimëkëmbja e kërkesës......

Nafta zgjeron fitimet - Për shkak të shqetësimeve të furnizimit, pasi BE propozoi ndalimin e naftës ruse!
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të enjten për shkak të shqetësimeve për furnizimin, ndërsa propozimi i Bashkimit Europian parashtronte planet për sanksione të......

“Kriza” e gjykatave, mesatarja 536 dosje/gjyqtar - Shkarkimet nga Vetting-u, Raporti: Kanë mbetur vetëm 224 magjistratë!
Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vetting-u gjatë vitit të shkuar ka sjellë për pasojë që të mbeturit në sistem të përballen me një volum pune prej mesatarisht 536......

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike
Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të......

Shqipëria, më e varfra në rajon/ Banka Botërore: 1 në 5 shqiptarë jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë!
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”, i cili përfshin impaktin e......

Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte......