Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte formuar në një temperaturë prej 2370 gradë Celsius, që është shumë më e lartë se temperaturat e hasura në pjesën më të madhe të mantelit të tokës. Ai zbulim nuk u pranua nga i gjithë komuniteti shkencor, sepse vlerat dukeshin shumë të larta.
Tani një analizë e re dhe e thelluar e mineraleve të gjetura brenda atij shkëmbi ka konfirmuar se ajo që u zbulua në vitin 2017 është e vërtetë pa asnjë dyshim. Shkëmbi në fjalë u mblodh nga një grup masash shkëmbore që u krijuan pas shkrirjes së kores sipërfaqësore pas goditjes së një asteroidi që ndodhi rreth 36 milionë vjet më parë, në atë që sot quhet Labrador, Kanada.
Përplasja formoi kraterin Mistastin, 28 kilometra në diametër. Atje Michael Zanetti, i cili atëherë ishte student i doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit, St. Louis mblodhi shkëmbin e qelqtë gjatë një studimi të financuar nga Agjencia Kanadeze e Hapësirës, e cila synonte të gjente mënyrën më të mirë për të trajnuar astronautët që një ditë do të punonin në Hënë ose në një planet tjetër. Mbledhja e atij kampioni, e bërë në mënyrë të rastësishme, doli jashtëzakonisht e rëndësishme.
Analiza e shkëmbit nxori në pah praninë e zirkoneve, minerale që kristalizohen në temperatura shumë të larta. Gjatë studimit të parë, duke studiuar strukturën e këtyre zirkoneve u bë e mundur të gjurmohej me saktësi të jashtëzakonshme temperatura që ishte aty kur u formuan.
Për t'u siguruar që të dhënat ishin të sakta, do të duhej të studioheshin zirkone të tjera të nxjerra nga mostra të tjera shkëmbi. Në studimin e ri, Gavin Tolometti (Universiteti Perëndimor, Kanada) dhe kolegët analizuan katër zirkone të tjera në mostrat e mbledhura në krater nga shkëmbinj të llojeve të ndryshme, për të marrë një pamje më të plotë se si ndikimi ngrohi koren e tokës.
Rezultatet e studimit të publikuara në Earth and Planetary Science Letters – vërtetuan pa mëdyshje se zirkonet u formuan pikërisht në temperaturën 2370 gradë Celsius. Ndër të tjera, studimi nxori në dritë edhe praninë e një minerali tjetër, reiditit, brenda kokrrave të zirkonit. Reiditet formohen kur zirkonet tejkalojnë temperatura dhe presione të caktuara dhe për këtë arsye është e mundur të gjurmohen presionet që janë ushtruar gjatë goditjes.
Është vërtetuar se përplasja midis asteroidit dhe Tokës prodhoi presione që variojnë nga 30 në 40 gigapascals (10 GPa është presioni minimal i nevojshëm për formimin e diamanteve). Presionet që jo vetëm shkrinë një zonë të konsiderueshme të kores së tokës, por që në disa zona duhet t'i kenë avulluar ato fjalë për fjalë. Ky studim do të jetë i rëndësishëm për analizimin e kratereve tokësorë dhe atyre që u formuan në Hënë dhe Mars. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë (FOTOT)
Në vitin 2016, një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës një pamje të së ardhmes së fluturimit. Me......

Luhatjet në tregjet ndërkombëtare/ AMF miraton udhëzimin për kujdes të shtuar ndaj shoqërive administruese të fondeve të investimeve!
Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të ndryshimit të......

Volkswagen po zgjat përdorimin e qymyrit për shkak të "kërcënimit" të energjisë ruse!
Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen është shprehur se gjigandi gjerman i automobilave po i mbante opsionet e tij të hapura për sa i përket mënyrës sesi......

Hidrocentrali i dytë më i madh në botë nënshkruan marrëveshjen për një përmirësim 14-vjeçar!
GE Renewable Energy ka nënshkruar një marrëveshje që do ta bëjë atë të kryejë përmirësime në hidrocentralin 14 gigavat Itaipu, një objekt i madh që shtrihet në......

Brazili ndërton një statujë të re mbresëlënëse: Do të jetë më e lartë se ajo e Rios!
Brazili ka një statujë të re mbresëlënëse të Jezu Krishtit që rivalizon në lartësi statujën e famshme të Rio de Zhaneiros "Krishti Mbrojtës". Cristo Protetor......

Mark Zuckerberg njofton nisjen e WhatsApp Reactions me emoji – Risia vjen pas aplikimit në Instagram dhe Facebook
WhatsApp njoftoi disponueshmërinë e reagimeve në biseda pak kohë më parë. Mark Zuckerberg, kreu i Meta, ka njoftuar lançimin e funksionit të reagimeve me......

I pari në Ballkan dhe më i madhi në Europë – Serbia nis projektin agrosolar, pritet plotësuar nevojat e rreth 200,000 familjeve me energji
Fintel Energija dhe MK Group kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me PowerChina, duke shënuar fillimin e projektit Agrosolar në komunën serbe të Kulës, i......

OPEC+ do t'i përmbahet rritjes modeste të prodhimit të naftës në mes të rritjes së çmimeve!
OPEC + ka të ngjarë t'i përmbahet rritjeve modeste të prodhimit të naftës të enjten, duke argumentuar se nuk është përgjegjës për ndërprerjet gjeopolitike dhe......