Volkswagen po zgjat përdorimin e qymyrit për shkak të "kërcënimit" të energjisë ruse!
Drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen është shprehur se gjigandi gjerman i automobilave po i mbante opsionet e tij të hapura për sa i përket mënyrës sesi fuqizon fabrikën e tij të madhe prodhuese në Wolfsburg, duke pranuar se qymyri do të ishte ende i nevojshëm për shkak të tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Europës.
Duke mbuluar një sipërfaqe prej 6.5 milionë metrash katrorë, objekti i prodhimit të VW në qytetin e Wolfsburgut përdor dy impiante bashkëgjenerimi që i japin asaj ngrohje dhe energji. Firma kishte planifikuar të zëvendësonte bojlerët e saj me qymyr me njësi turbinash me gaz dhe avull në një përpjekje për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, por ngjarjet globale duket se kanë nxitur një rimendim për momentin.
VW raportoi të mërkurën rezultatet për tremujorin e parë të 2022. Fitimi operativ përpara artikujve specialë arrinte në 513 milionë euro (rreth 541 milionë dollarë), nga 490 milionë euro në tremujorin e parë të 2021. Firma raportoi të ardhura nga shitjet prej pak më pak se 15 miliardë euro krahasuar me 17.6 miliardë euro në tremujorin e parë të 2021.
Rusia ishte furnizuesi më i madh si i naftës ashtu edhe i gazit natyror për BE-në vitin e kaluar, sipas Eurostat. Nga fundi i prillit, firma shtetërore ruse energjetike Gazprom ndaloi furnizimet për dy vende të BE-së, Poloninë dhe Bullgarinë, sepse ato kishin refuzuar të paguanin për gazin në rubla. Lëvizja bëri që shumë njerëz të frikësoheshin se edhe vendet e tjera në BE mund të shihnin ndalimin e furnizimeve të tyre.
Paqëndrueshmëria gjeopolitike, paqëndrueshmëria e tregjeve të energjisë dhe pandemia Covid-19 kanë ngjallur të gjitha shqetësime në disa qarqe se çdo tranzicion drejt një ekonomie globale të përqendruar rreth burimeve të rinovueshme mund të vonohet ose parandalohet. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Hidrocentrali i dytë më i madh në botë nënshkruan marrëveshjen për një përmirësim 14-vjeçar!
GE Renewable Energy ka nënshkruar një marrëveshje që do ta bëjë atë të kryejë përmirësime në hidrocentralin 14 gigavat Itaipu, një objekt i madh që shtrihet në......

Brazili ndërton një statujë të re mbresëlënëse: Do të jetë më e lartë se ajo e Rios!
Brazili ka një statujë të re mbresëlënëse të Jezu Krishtit që rivalizon në lartësi statujën e famshme të Rio de Zhaneiros "Krishti Mbrojtës". Cristo Protetor......

Mark Zuckerberg njofton nisjen e WhatsApp Reactions me emoji – Risia vjen pas aplikimit në Instagram dhe Facebook
WhatsApp njoftoi disponueshmërinë e reagimeve në biseda pak kohë më parë. Mark Zuckerberg, kreu i Meta, ka njoftuar lançimin e funksionit të reagimeve me......

I pari në Ballkan dhe më i madhi në Europë – Serbia nis projektin agrosolar, pritet plotësuar nevojat e rreth 200,000 familjeve me energji
Fintel Energija dhe MK Group kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me PowerChina, duke shënuar fillimin e projektit Agrosolar në komunën serbe të Kulës, i......

OPEC+ do t'i përmbahet rritjes modeste të prodhimit të naftës në mes të rritjes së çmimeve!
OPEC + ka të ngjarë t'i përmbahet rritjeve modeste të prodhimit të naftës të enjten, duke argumentuar se nuk është përgjegjës për ndërprerjet gjeopolitike dhe......

Inflacioni i Turqisë arrin në nivelin më të lartë të 20 viteve!
Inflacioni vjetor i Turqisë kërceu në 69.97% në prill, mbi parashikimin dhe në një nivel të lartë prej dy dekadash, sipas të dhënave të së enjtes, i nxitur nga......

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm - Rruga e Rinasit do të kthehet me dy sense lëvizjeje
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se Rruga e Rinasit do të kthehet në gjendjen e mëparshme,......

Si Turqia synon të tërheqë turistët rusë me një sistem të ri pagesash?!
Turqia po përpiqet të tërheqë më shumë turistë rusë duke zgjeruar përdorimin e “Mir”, sistemi vendas rus i pagesave, pasi ajo kërkon të anashkalojë pengesat e......