I pari në Ballkan dhe më i madhi në Europë – Serbia nis projektin agrosolar, pritet plotësuar nevojat e rreth 200,000 familjeve me energji
Fintel Energija dhe MK Group kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me PowerChina, duke shënuar fillimin e projektit Agrosolar në komunën serbe të Kulës, i pari i këtij lloji në rajonin e Ballkanit.
Projekti Agrosolar do të përfshijë prodhimin e bimëve dhe prodhimin e energjisë elektrike me panele diellore në të njëjtin vend. Kapaciteti total i paneleve diellore pritet të jetë 660 MW, duke e bërë atë termocentralin më të madh diellor në Evropë, pasi më i madhi aktualisht është Nunez Balboa 500 MW në Spanjë. Megjithatë, një projekt me një kapacitet prej 1000 MW është paralajmëruar në Francë, së bashku me një termocentral diellor 950 MW që do të ndërtohet në Kroaci.
MK Group tha se projekti, i cili mundëson prodhim të qëndrueshëm bujqësor nën panele diellore, është i pari i këtij lloji në Ballkan dhe më i madhi në Evropë. Investimi është vlerësuar në 340 milionë euro.
Tiziano Giovannetti, CEO i Fintel Energija, tha se ndërtimi i një parku diellor pilot 50 kilovat, i cili do të fillojë në tre muajt e ardhshëm, është një hap veçanërisht i rëndësishëm. Projekti Agrosolar, sipas tij, do të shtrihet në 770 hektarë në komunën e Kulës. Termocentrali diellor do të ketë një kapacitet prej 660 MW, dhe prodhimi vjetor i planifikuar i energjisë së gjelbër është rreth 832 GWh, i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e rreth 200,000 familjeve.
Në këtë mënyrë, kompania vazhdon të kontribuojë në arritjen e qëllimit të Serbisë për të rritur pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme në të paktën 40% deri në vitin 2040, sipas Giovannetti.
Sipas Andrija Vuković, CFO i MK Group, projekti Agrosolar sjell risi të mëdha përmes sinergjisë së energjisë së gjelbër dhe bujqësisë së qëndrueshme.
Projekti do të sjellë risi të mëtejshme në sektorin energjetik serb, pasi në fazën e dytë do të ndërtohet një central për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër me energji nga një termocentral diellor, tha ai. Krahas hidrogjenit të gjelbër, kjo teknologji do të mundësojë prodhimin e 300 tonë pleh mineral ure në ditë, i përftuar në mënyrë krejtësisht të qëndrueshme, sipas Vuković.
Yang Bo, përfaqësuesi i PowerChina në Serbi, tha se nënshkrimi i dokumentit zyrtarizon bashkëpunimin dhe partneritetin e kompanisë kineze me Fintel Energija dhe MK Group, pionierë dhe liderë në Evropën Juglindore në këtë fushë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
Sondazh

OPEC+ do t'i përmbahet rritjes modeste të prodhimit të naftës në mes të rritjes së çmimeve!
OPEC + ka të ngjarë t'i përmbahet rritjeve modeste të prodhimit të naftës të enjten, duke argumentuar se nuk është përgjegjës për ndërprerjet gjeopolitike dhe......

Inflacioni i Turqisë arrin në nivelin më të lartë të 20 viteve!
Inflacioni vjetor i Turqisë kërceu në 69.97% në prill, mbi parashikimin dhe në një nivel të lartë prej dy dekadash, sipas të dhënave të së enjtes, i nxitur nga......

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm - Rruga e Rinasit do të kthehet me dy sense lëvizjeje
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se Rruga e Rinasit do të kthehet në gjendjen e mëparshme,......

Si Turqia synon të tërheqë turistët rusë me një sistem të ri pagesash?!
Turqia po përpiqet të tërheqë më shumë turistë rusë duke zgjeruar përdorimin e “Mir”, sistemi vendas rus i pagesave, pasi ajo kërkon të anashkalojë pengesat e......

Sa i kushtojnë ushqimet familjeve shqiptare? Rritja e çmimeve ka ‘fshirë’ 7.7% të buxhetit familjar, të varfrit janë goditur 4 herë më shumë se të pasurit!
Një familje shqiptare shpenzon në muaj, mesatarisht 28.293 lekë vetëm për ushqime, tregon një vrojtim i publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë mbi pasurinë......

Çfarë po ndodh me valutat kryesore? Dollari amerikan i paqëndrueshëm ndërsa Paundi britanik humbet sërish pikë!
Paundi britanik ka shënuar sërish rënie të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 141.6 lekë dhe duke u shitur me 143 lekë në raport me ditën e mërkurë sipas......

Fitime 'të turpshme' - Gjigandi i naftës Shell raporton fitimin më të lartë tremujor që nga viti 2008
Rezultatet e Shell pasojnë fitimet në rritje të parë në të gjithë industrinë e naftës dhe gazit, edhe pse shumë kompani të mëdha të energjisë pësojnë reduktime......

‘Të jashtëligjshëm në orbitë’ - Kanadaja do të prezantojë një ligj të ri për të ndëshkuar astronautët që kryejnë krime në hapësirë
Astronautët kanadezë që kryejnë krime në Hënë mund të dënohen sipas një ligji të ri që shtrin juridiksionin penal të vendit në hapësirën e jashtme. "Akti i......