Shqipëria Postuar më 5 Maj 2022, 10:25

Sa i kushtojnë ushqimet familjeve shqiptare? Rritja e çmimeve ka ‘fshirë’ 7.7% të buxhetit familjar, të varfrit janë goditur 4 herë më shumë se të pasurit!

Nga SCAN TV

Një familje shqiptare shpenzon në muaj, mesatarisht 28.293 lekë vetëm për ushqime, tregon një vrojtim i publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë mbi pasurinë e familjeve. Ndërkohë, të ardhurat mesatare totale të një familje shqiptare, në muaj, fiksohen në 80,166 lekë, çka do të thotë se 35.3% e shpenzimeve, mesatarisht shkojnë vetëm për ushqim. Por, kjo normë ka luhatje mjaft të madhe në varësi të nivelit të të ardhurave të familjes. Kështu, familjet me të ardhurat më të ulta, prej vetëm 19,650 lekësh në muaj, shpenzojnë për ushqim 16,390 lekë në muaj, ose 83.4% të të ardhurave të tyre në dispozicion. Familjet me të ardhura prej 39,685 lekësh në muaj shpenzojnë rreth 22 mijë lekë për ushqime, ose 56.5% të totalit, ato me të ardhura neto mesatare në 89 mijë lekë në muaj shpenzojnë për ushqim 33 mijë lekë, ose 37.4% të totalit, dhe ato me të ardhura në 188 mijë lekë në muaj, shpenzojnë për ushqim rreth 37 mijë lekë në muaj, ose vetëm 20% të totalit të të ardhurave të tyre neto mujore.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat