Bota Postuar më 4 Maj 2022, 15:54

Rubla forcohet pas embargos së BE - Regjistron nivelin më të lartë të 2 viteve kundrejt dollarit dhe euros!

Nga SCAN TV

Rubla ruse u forcua të mërkurën në nivelin më të lartë në dy vjet kundrejt dollarit dhe euros, Bashkimi Europian propozoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për ngjarjet në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi një embargo me faza të naftës ndaj Rusisë, sanksionimin e bankës së saj kryesore dhe ndalimin e transmetuesve të saj nga valët europiane, në një përpjekje për të thelluar izolimin e Moskës.

Rubla fitoi 2% kundrejt dollarit në 69,53 dhe 2.1% ndaj euros për t’u tregtuar në 73.19, niveli i saj më i lartë që nga shkurti 2020.

Tregjet ruse u rihapën të mërkurën pas festimeve të gjata për 1 majin. "Me shumë investitorë ende në pushime, vëllimet e tregtimit duhet të ulen këtë javë," thanë analistët e Sberbank.

Investitorët të premten patën një ditë të ngjeshur tregtimi përpara festave, pasi banka qendrore uli normat me 300 pikë bazë në 14% dhe Ministria e Financave tha se kishte arritur të paguante interesin për eurobondin në dollarë, për të shmangur dështimin pasi më parë kishte deklaruar se do të paguante vetëm në rubla.

Ndërkohë, aksionet e huadhënësit më të madh rus Sberbank nuk performuan mirë, duke rënë 3.4% pasi Komisioni Europian propozoi heqjen e saj dhe dy bankave të tjera nga sistemi ndërkombëtar SËIFT.

Analistët thanë se sanksionet ndaj bankave janë problematike për sektorin, por jo kritike.

Kompania ajrore Aeroflot pati një performancë të mirë duke u rritur me 1.3%, pasi bordi drejtues rekomandoi rritjen e kapitalit aksionar të kompanisë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat