Bima që largon karbonin 30 herë më shpejt se një pyll tropikal!
Në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike, një fushatë po synon të ripopullojë brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me bar deti që kap karbonin. Ndërsa shumica dërrmuese (93%) e të rriturve e dinë se çfarë po shkakton ndryshimi i klimës, vetëm rreth gjysma e popullsisë është e vetëdijshme për kapjen e karbonit dhe përdorimin e tij në kthimin e efekteve dëmtuese të ngrohjes globale.
Kapja e karbonit është procesi me të cilin dioksidi i karbonit largohet nga atmosfera. Kjo mund të bëhet me teknologji inovative ose me çdo gjë që fotosintezon, si një pemë. Megjithëse shpesh mendojmë për pyjet e mëdha tropikale si Amazona si vendimtare për kapjen e karbonit, burimet më të vogla natyrore luajnë gjithashtu një rol të madh.
Një shembull i shkëlqyeshëm është bari i detit, bima në rrënjë të fushatës së WWF Force for Nature. Jo vetëm që livadhet e barit të detit kapin karbonin, por kërkimet e fundit tregojnë se saharoza grumbullohet nën to në përqendrime rreth 80 herë më të mëdha se sa mendohej më parë. Prania e kësaj substance të ngjashme me sheqerin është dëshmi se bima përfaqëson një nga rezervat më të mëdha globale të karbonit organik.
“Bari i detit kap karbonin në të njëjtën mënyrë si bari në tokë. Thjesht fotosintezon energjinë e diellit për të prodhuar energji”, thotë Alec Taylor, kreu i programit klimatik të përdorimit të tokës për WWF.
Deti është veçanërisht i mirë në korrjen e shpejtë të karbonit, duke punuar mbi 30 herë më shpejt se një pyll tropikal në tokë, shpjegon Taylor. Meqenëse bari i detit mund të qëndrojë i patrazuar nën ujë, ai gjithashtu mund të largojë karbonin për mijëra vjet.
“Ndërsa një pemë mund të kap karbonin, kur ajo pritet, karboni lëshohet përsëri në atmosferë. Bari i detit mund ta mbajë atë dhe e zhyt atë në rrënjë.” Bari i detit është gjithashtu i shkëlqyeshëm për krijimin e një habitati për peshqit e rinj dhe krijimin e ekosistemeve të bukura për t’u shijuar nga zhytësit dhe jo vetëm. AP
Edel Strazimiri / SCAN

Si Egjipti po lufton ngritjen e nivelit të detit me një revolucion të shkurreve?!
Al-Quweh ishte një nga gjashtë vendet e Detit të Kuq ku një projekt dyvjeçar i qeverisë egjiptiane synonte të rehabilitonte plantacionet e mangrove (bimë ose......

CEO-t më të këqij në histori – Ja gabimet dhe dëmtimet financiare që i bënë kompanive të tyre
Suksesi i një organizate ndikohet thellësisht nga vendimet e CEO-s. Ne shikojmë disa nga më të këqijat, kështu që ju mund të mësoni se ku gabuan. Një nga......

Ushtria e dronëve që nxjerrin fara do të mbjellë 100 milionë pemë deri në vitin 2024!
Një start-up australian po përdor një flotë 'oktokopterësh' shumë të avancuar, AirSeed Technology i cili po lufton shpyllëzimin duke kombinuar inteligjencën......

Dollari amerikan, monedha rezervë kryesore në botë! - Por pse pozicioni i tij është në rrezik?
Për afro 80 vjet, dollari amerikan ka mbretëruar suprem si monedha rezervë kryesore në botë. Është një gjendje që i jep SHBA-së atë që ish-presidenti francez,......

Fed pritet të forcojë luftën e inflacionit me një rritje të fortë të normave – Çfarë do të thotë kjo?!
Rezerva Federale të mërkurën pritet të rrisë normat e interesit me gjysmën e një pikë përqindjeje dhe të shpallë fillimin e reduktimeve në bilancin e saj prej......

Ukraina është 'gati' nëse Bjellorusia i bashkohet përpjekjeve luftarake të Rusisë!
Kievi do të jetë gati nëse forcat e armatosura të Bjellorusisë i bashkohen përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë, tha të mërkurën një zëdhënës i Shërbimit......

Nxori në shitje shtëpi për vetëm 1 euro - Siçilia ka krijuar një 'Amerikë të Vogël' në Itali
Ekziston një vend në ishullin italian të Siçilisë, ku ka gjithnjë e më shumë gjasa të dëgjoni një theks amerikan në rrugët e tij të ngushta në vend të gjuhës......

“Incentiva për impiantet diellore” - Vetëprodhimi i energjisë, Kuvendi: Lehtësim i barrierave, ul shpenzimet dhe konsumin!
Lehtësim i barrierave, promovim dhe incentivim i impianteve të vetëprodhimit të energjisë nga dielli si për bizneset e mëdha prodhuese, që kanë një konsum......