“Incentiva për impiantet diellore” - Vetëprodhimi i energjisë, Kuvendi: Lehtësim i barrierave, ul shpenzimet dhe konsumin!
Lehtësim i barrierave, promovim dhe incentivim i impianteve të vetëprodhimit të energjisë nga dielli si për bizneset e mëdha prodhuese, që kanë një konsum energjie më të lartë ashtu edhe për familjarët”. Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Entit Rregullator të Energjisë të luajë një rol aktiv për të bërë të mundur ndërmarrjen e këtyre masave, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aktorët e tjerë në fushën e energjisë.
Sipas, rezolutës së miratuar për ERE-n për vitin 2022, investimi në impiante të vetë prodhimit të energjisë nga burime te rinovueshme, duke patur parasysh dhe situatën dhe zhvillimet më të fundit në tregun global të energjisë ndikon nga njëra anë në uljen e shpenzimeve të energjisë për bizneset prodhuese dhe familjarët dhe nga ana tjetër në uljen e konsumit të energjisë nga rrjeti dhe diversifikimin e prodhimit të energjisë.
Paralelisht, Kuvendi kërkon që ERE të vijojë intensivisht bashkëpunimin me MIE-në për hartimin sa më parë të Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit si dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që lindin nga instalimi i burimeve të vogla të rinovueshme, si për shembull problemi i mënyrës së trajtimit të netimit nga ana e OSSH, etj.
Aktualisht aplikohet skema e netimit mujor të energjisë së vetëprodhuar, ndërkohë që ekspertët dhe aktorët e tregut kanë kërkuar që bilanci të jetë vjetor, duke rritur shfrytëzimin e impianteve dhe plotësimin e nevojave për energji. Një vit më parë përfaqësuese të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar për TV SCAN se ndryshimet ligjore janë gati, por ato nuk janë miratuar ende.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

"Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 120 milionë lekë
Gjatë vitit 2021 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

3657 pronarë tërhoqën dosjet, gati për gjykatë - Në total 6,950 subjekte pa vendim kthim-kompensimi pritet të padisin Agjencinë e Pronave
Deri në fund të vitit të vitit të shkuar, rezulton se 3,657 pronarë kanë tërhequr dosjet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për shkak se nuk kanë marrë......

Të pushuarit nga puna “kushtuan” 32 milionë euro - Shteti, 110 milionë euro borxh ndaj bizneseve dhe qytetarëve!
Viti 2021 është mbyllur me një faturë detyrimesh të prapambetura të shtetit shqiptar kundrejt biznesve dhe individëve, prej afro 13.2 miliardë lekësh apo 110......

“Çmimet e banesave do të rriten me 22 %” - Gjoka: Janë rritur kostot. Të shtyhet rivlerësimi i pasurive!
Çmimet e apartamenteve pritet të vijojnë rritjen deri në 22 për qind gjatë këtij viti. Në një intervistë për TV SCAN, brokeri dhe eksperti i tregut imobiliar,......

"Rinegocimi i Madh" - Amerikanët ende po lënë punën e tyre në shifra rekord për një punë të mirë paguar
Një rekord prej 4.5 milionë amerikanësh kanë lënë punën e tyre në mars pasi tregu i punës në SHBA nuk tregon shenja rimëkëmbjeje njofton Quartz. Ky është......

Studiuesit: Hakerët kinezë, vazhdimisht në shënjestër sekretet tregtare europiane, amerikane dhe aziatike!
Hakerët e lidhur me qeverinë kineze janë përpjekur të vjedhin të dhëna të ndjeshme nga rreth tre duzina firma prodhuese dhe teknologjike në SHBA, Evuopë dhe......

Sa paguajnë udhëtarët për disa nga pasaportat më të shtrenjta në botë?!
Nëse dëshironi të filloni një jetë të re jashtë vendit ose thjesht të bëni pushime jashtë shtetit, marrja e një pasaporte të re mund të jetë një përpjekje e......

E ardhmja e udhëtimit: Hoteli hapësinor planifikohet të hapet në vitin 2025! (FOTOT)
Zgjimi në një dhomë hoteli elegant me pamje nga sistemi diellor mund të jetë e ardhmja e udhëtimit, të paktën nëse kompania hapësinore Orbital Assembly ka......