3657 pronarë tërhoqën dosjet, gati për gjykatë - Në total 6,950 subjekte pa vendim kthim-kompensimi pritet të padisin Agjencinë e Pronave
Deri në fund të vitit të vitit të shkuar, rezulton se 3,657 pronarë kanë tërhequr dosjet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për shkak se nuk kanë marrë përgjigje lidhur me kërkesat për kthim kompensim. E dhëna është bërë publike nga vetë Agjencia, sipas së cilës janë në total 6950 për të cilat nuk ka marrë vendim për njohje.
Në bazë të ligjit, të gjithë këto subjekte mund t’i drejtohen gjykatave për shkak të mungesës së një vendimi nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronës.
Ndërsa është tërhequr deri tani vetëm gjysma e dosjeve pa përgjigje, jë pjesë e mirë e subjekteve i janë drejtuar tashmë gjykatave. Kundër Agjencisë janë depozituar 31 padi në janar, dhe 56 në shkurt, duke ruajtur të njëjtin trend të një viti më parë, kur sektori i përfaqësimit ligjor ka ankimuar mbi 800 vendime, ndërkohë që planifikonte të mbyllte 1 mijë.
Vetë Agjencia raporton se shkak është bërë mungesa e Gjyqtarëve të shkarkuar nga procesi i Vetting-ut, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet edhe më tej me reduktimin e numrit të gjykatave me hartën e re gjyqësore.
Ndërkohë që ndryshimet e sapo miratuara nga Ministria e Drejtësisë në Ligjin e Pronave, pritet të sjellin rritje të mëtejshme të padive ndaj Agjencisë, për shkak se ato reduktojnë edhe më tej vlerat e kompensimeve që përfitojnë pronarët.
Ndryshimet në fjalë erdhën si pasojë e shfuqizimit të dy neneve të Ligjit për Trajtimin e Pronës nga Gjykata Kushtetuese në shkurt të vitit 2021, dhe një detyrimi nga Gjykata e Strasburgut që pronarët të kompensohen me jo më pak se 10% e vlerës reale të pronës.
Ndërkohë që shoqatat e pronarëve paralajmërojnë se ndryshimet e sapo miratuara nga Ministria e Drejtësisë e ulin vlerën e kompensimit nën kufirin prej 10% të vendosur nga Strasburgu, shkak për të cilin do ta dërgojnë përsëri Ligjin në Kushtetuese.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Të pushuarit nga puna “kushtuan” 32 milionë euro - Shteti, 110 milionë euro borxh ndaj bizneseve dhe qytetarëve!
Viti 2021 është mbyllur me një faturë detyrimesh të prapambetura të shtetit shqiptar kundrejt biznesve dhe individëve, prej afro 13.2 miliardë lekësh apo 110......

“Çmimet e banesave do të rriten me 22 %” - Gjoka: Janë rritur kostot. Të shtyhet rivlerësimi i pasurive!
Çmimet e apartamenteve pritet të vijojnë rritjen deri në 22 për qind gjatë këtij viti. Në një intervistë për TV SCAN, brokeri dhe eksperti i tregut imobiliar,......

"Rinegocimi i Madh" - Amerikanët ende po lënë punën e tyre në shifra rekord për një punë të mirë paguar
Një rekord prej 4.5 milionë amerikanësh kanë lënë punën e tyre në mars pasi tregu i punës në SHBA nuk tregon shenja rimëkëmbjeje njofton Quartz. Ky është......

Studiuesit: Hakerët kinezë, vazhdimisht në shënjestër sekretet tregtare europiane, amerikane dhe aziatike!
Hakerët e lidhur me qeverinë kineze janë përpjekur të vjedhin të dhëna të ndjeshme nga rreth tre duzina firma prodhuese dhe teknologjike në SHBA, Evuopë dhe......

Sa paguajnë udhëtarët për disa nga pasaportat më të shtrenjta në botë?!
Nëse dëshironi të filloni një jetë të re jashtë vendit ose thjesht të bëni pushime jashtë shtetit, marrja e një pasaporte të re mund të jetë një përpjekje e......

E ardhmja e udhëtimit: Hoteli hapësinor planifikohet të hapet në vitin 2025! (FOTOT)
Zgjimi në një dhomë hoteli elegant me pamje nga sistemi diellor mund të jetë e ardhmja e udhëtimit, të paktën nëse kompania hapësinore Orbital Assembly ka......

CEO i Equinor: Europa ka nevojë për më shumë gaz nga Norvegjia!
Europa ka nevojë për më shumë gaz nga Norvegjia dhe nga Equinor, pasi kontinenti përpiqet të largohet nga gazi rus, tha të mërkurën shefi ekzekutiv i Equinor,......

Aksidentet rrugore për Janar - Mars 2022 / DPSHTRR publikon të dhënat
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi aksidentet rrugore për periudhën Janar - Mars 2022. Referuar të dhënave......