Shqipëria Postuar më 4 Maj 2022, 12:09

Aksidentet rrugore për Janar - Mars 2022 / DPSHTRR publikon të dhënat

Nga SCAN TV

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi aksidentet rrugore për periudhën Janar - Mars 2022.

Referuar të dhënave gjatë kësaj periudhe është bërë me dije se kanë ndodhur:

285 aksidente rrugore, -11.8% më pak krahasuar me vitin 2021

392 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore, -6.2% më pak krahasuar me vitin 2021

55 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç, -21% më pak se në vitin 2021

27% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, -25% më pak se në vitin 2021

46 viktima nga aksidentet rrugore, -21 % më pak viktima krahasuar me vitin 2021

41 fatalitete si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -18 % më pak krahasuar me vitin 2021

Ulje e Indeksit të Fatalitetit

1.3 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjeti! -27.7% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021

36 aksidente janë shkaktuar nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”, -44% më pak krahasuar me vitin 2021

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat