Paketë ndihme miliarda euro për ekonomitë shtëpiake dhe sipërmarrjet - Qeveria italiane miraton masën për të luftuar inflacionin!
Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të energjisë, qeveria në Itali ka vendosur krijimin e një pakete lehtësimi prej 14 miliardë eurosh. Një nga pikat kryesore: Ndihmë financiare për karburantet.
"Synimi është të sigurohet fuqia blerëse e familjeve të varfra dhe prodhimi i sipërmarrjeve," deklaroi kryeministri i Italisë, Mario Draghi pas vendimit të marrë nga kabineti. Kështu për shembull shteti do t'u japë 200 euro punëmarrësve, pensionistëve dhe atyre që punojnë të pavarur, të ardhurat e të cilëve janë më pak se 35 mijë euro në vit. Sipas Draghit, kjo sasi njerëzish përfshin 28 milionë vetë, nga 60 milionë italianë. Përveç kësaj parashihen lehtësime taksash për sipërmarrjet që përdorin shumë energji.
Karburanti mbetet 30 cent më i lirë
Më parë qeveria kishte bërë të ditur, se duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve në pikat e karburantit si pasojë e luftës në Ukrainë, do të ulë për shoferët e automjeteve çmimin e karburantit me një ulje taksash, 30 cent për litër. Po ashtu do të reduktohet edhe çmimi i gazit metan. Marrjen e masave për karburantet kabineti e vendosi fillimisht për muajin mars deri në maj, kur çmimet u rritën.
Draghi tha, se masat e përmendura u shtohen lehtësimeve të tjera të njoftuara më parë në nivelin e 15,5 miliardë euro, „që do të thotë se ato arrijnë gjithsej 30 miliardë euro ose 2 % të prodhimit të brendshëm bruto të vendit." Ekonomisë italiane i ra aktiviteti me 0,2 % tremujorin e parë të vitit 2022, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Shkak për këtë janë rëndimet nga pandemia dhe rritja e çmimit të karburanteve si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.
Taksa mbi fitimet e sipërmarrjeve energjetike
Për shkak të pasojave të luftës mbi çmimin e energjisë, qeveria italiane deklaroi që në muajin mars se do të taksojë më shumë fitimet e arritura nga sipërmarrjet energjetike, në mënyrë që të lehtësojë familjet dhe firmat e tjera. Taksat mbi fitimet plus do të financojnë paketën e ndihmave të tanishme. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Pse Rezerva Federale ka bërë një gabim historik për inflacionin?
Bankat qendrore supozohet të frymëzojnë besimin në ekonomi duke mbajtur inflacionin të ulët dhe të qëndrueshëm. Rezerva Federale e Amerikës ka pësuar një......

Kursi këmbimit/ Dollari amerikan vijon të forcohet ndërsa Paundi britanik dobësohet!
Paundi britanik ka pësuar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë këtë të mërkurë me 141.7 lekë dhe është shitur me 143 lekë sipas kursit të......

Greqia bëhet porta energjetike e Europës - Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e terminalit të gazit!
Marrëveshja e nënshkruar të martën për të nisur ndërtimin e Njësisë së Magazinimit dhe Rigazifikimit Lundrues të Aleksandoupolit (FSRU) sinjalizon një ndryshim......

Çmimet e naftës janë rritur - Pse OPEC nuk do t'i ulë ato?
Eksportuesit kryesorë të naftës në botë takohen më 5 maj, mes thirrjeve nga e gjithë bota për të ulur çmimet. Por anëtarët e grupit të prodhuesve të naftës......

Brukseli propozon ndalimin e importeve ruse të naftës – Von der Leyen propozoi të ndodhë deri në fund të vitit
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka zbuluar sot një propozim për të vendosur një ndalim në mbarë BE-në për importet e naftës ruse, një......

Liria e shtypit, Shqipëria “prek fundin”/ “Reporterët Pa Kufij”: E 103-ta në botë, si asnjëherë më parë, 20 vende të humbura në një vit
Shqipëria ka humbur plot 20 pozicione në renditjen globale të lirisë së shtypit, duke prekur gjithashtu rekordin më negativ ndonjëherë, në vendin e 103-të në......

Rusia bombardon lindjen e Ukrainës - Bashkimi Europian përgatitet të sanksionojë eksportet e naftës ruse
Forcat ruse kanë vijuar bombardimet në Kharkiv, që është qyteti i dytë më e madh në Ukrainë, dhe në disa qytete të tjera në lindje të vendit, ndërkohë që......

Rriten çmimet në fabrikat e Eurozonës - Ndikon shtrenjtimi i energjisë. Papunësia bie në 6.8%, gjatë marsit
Çmimet e prodhimit në Eurozonë janë rritur më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë muajit mars, pasi Çmimet e energjisë thuajse janë dyfishuar me bazë......