Shqipëria Postuar më 4 Maj 2022, 13:55

"Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 120 milionë lekë

Nga SCAN TV

Gjatë vitit 2021 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim.

Gjithçka bëhet me dije nga Komisioni i Prokurimit Publik, që specifikon se kjo vlerë arrin në rreth 120 mln lekë, pa TVSH por për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë, pagesat nuk janë ekzekutuar. Më konkretisht, gjatë vitit 2021 kompanitë depozituan 483 ankesa për fazën e vlerësimit të ofertave, që si rregull kryhet nga një komision i ngritur pranë institucionit që ka shpallur tenderin përkatës.

Ndërkohë që, për një pjesë të këtyre ankesave KPP i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, duke rrëzuar vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. “Kjo vendimmarrje i ka kursyer buxhetit të shtetit, vlerën prej 119,346,291 lekë pa TVSH, llogaritur si diferencë e ofertës së kualifikuar nga vendimmarrja e autoriteteve kontraktore dhe e operatorëve ekonomikë të ankuar, ankesa e të cilëve është pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik”,-thuhet ndër të tjera në raportin vjetor të KPP-së.

Numri i ankesave të kryera për fazën e vlerësimit të ofertave përbën mbi 60% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër janë ankesa për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.  Në total, ankesat nga operatorët ekonomikë për procedurat e prokurimit publik u rritën gjatë vitit 2021, pavarësisht se numri i tenderëve të shpallur nga institucionet shtetërore ishte më i ulët në raport me një vit më parë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat