Ukraina është 'gati' nëse Bjellorusia i bashkohet përpjekjeve luftarake të Rusisë!
Kievi do të jetë gati nëse forcat e armatosura të Bjellorusisë i bashkohen përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë, tha të mërkurën një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Kufirit të Ukrainës. Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, tha se ushtria e saj kishte filluar stërvitjet në shkallë të gjerë të mërkurën për të testuar gatishmërinë e tyre luftarake dhe se ato nuk përbënin kërcënim për fqinjët e saj.
"Ne nuk e përjashtojmë që Federata Ruse në një moment mund të përdorë territorin e Bjellorusisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, kundër Ukrainës," tha Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. “Prandaj, ne jemi gati”, tha ai, duke shtuar se kufiri me Bjellorusinë ishte forcuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Rusia nisi pushtimin pas stërvitjeve të përbashkëta me Bjellorusinë, të cilat e kishin lejuar atë të lëvizte më shumë forca më afër kufirit me Ukrainën. Zonat e Ukrainës ngjitur me Bjellorusinë u vunë nën sulmin rus në fazën fillestare të pushtimit, por sulmet ruse tani janë të përqendruara në rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës.
Demchenko tha se Ukraina kishte përforcuar gjithashtu kufirin e saj me rajonin e Transdniestrisë të mbështetur nga Rusia, ku tensionet janë rritur që kur autoritetet lokale thanë se ishte subjekt i një sërë sulmesh.
Zyrtarët ukrainas kanë shprehur shqetësimin për situatën në Transdnestria dhe kanë dënuar, siç tha, përpjekjet ruse për të tërhequr rajonin në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Moska gjithashtu ka shprehur shqetësim dhe tha se po ndjek nga afër ngjarjet në Transdniestria.
Kent Logsdon, ambasadori i SHBA-së në Moldavi, tha të mërkurën pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ato që ai i përshkroi si përpjekjet e saj për të rivizatuar hartën e Europës nën kërcënimin e armëve ishin një shkak për shqetësim të madh në mbarë botën.
Por ai tha në një konferencë në Moldavi se Uashingtoni nuk kishte prova që Moska dëshironte ta shtrinte luftën në Moldavi dhe tha se presidenti rus Vladimir Putin do ta humbiste luftën, raportuan mediat moldave. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nxori në shitje shtëpi për vetëm 1 euro - Siçilia ka krijuar një 'Amerikë të Vogël' në Itali
Ekziston një vend në ishullin italian të Siçilisë, ku ka gjithnjë e më shumë gjasa të dëgjoni një theks amerikan në rrugët e tij të ngushta në vend të gjuhës......

“Incentiva për impiantet diellore” - Vetëprodhimi i energjisë, Kuvendi: Lehtësim i barrierave, ul shpenzimet dhe konsumin!
Lehtësim i barrierave, promovim dhe incentivim i impianteve të vetëprodhimit të energjisë nga dielli si për bizneset e mëdha prodhuese, që kanë një konsum......

"Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 120 milionë lekë
Gjatë vitit 2021 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të......

3657 pronarë tërhoqën dosjet, gati për gjykatë - Në total 6,950 subjekte pa vendim kthim-kompensimi pritet të padisin Agjencinë e Pronave
Deri në fund të vitit të vitit të shkuar, rezulton se 3,657 pronarë kanë tërhequr dosjet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për shkak se nuk kanë marrë......

Të pushuarit nga puna “kushtuan” 32 milionë euro - Shteti, 110 milionë euro borxh ndaj bizneseve dhe qytetarëve!
Viti 2021 është mbyllur me një faturë detyrimesh të prapambetura të shtetit shqiptar kundrejt biznesve dhe individëve, prej afro 13.2 miliardë lekësh apo 110......

“Çmimet e banesave do të rriten me 22 %” - Gjoka: Janë rritur kostot. Të shtyhet rivlerësimi i pasurive!
Çmimet e apartamenteve pritet të vijojnë rritjen deri në 22 për qind gjatë këtij viti. Në një intervistë për TV SCAN, brokeri dhe eksperti i tregut imobiliar,......

"Rinegocimi i Madh" - Amerikanët ende po lënë punën e tyre në shifra rekord për një punë të mirë paguar
Një rekord prej 4.5 milionë amerikanësh kanë lënë punën e tyre në mars pasi tregu i punës në SHBA nuk tregon shenja rimëkëmbjeje njofton Quartz. Ky është......

Studiuesit: Hakerët kinezë, vazhdimisht në shënjestër sekretet tregtare europiane, amerikane dhe aziatike!
Hakerët e lidhur me qeverinë kineze janë përpjekur të vjedhin të dhëna të ndjeshme nga rreth tre duzina firma prodhuese dhe teknologjike në SHBA, Evuopë dhe......