Shqipëria Postuar më 4 Maj 2022, 18:18

Parashikimet e BSH/ Sejko: Inflacioni nis rënien graduale në 2023. Në gjysmën e 2024 shkon në objektiv

Nga SCAN TV

Ekspozimi direkt i Shqipërisë ndaj vendeve të përfshira në konflikt është relativisht i ulët. Megjithatë, lufta në Ukrainë ka zbehur perspektivën e rritjes globale dhe veçanërisht atë të ekonomive evropiane, si dhe ka shtuar presionet inflacioniste. Ka qenë kjo deklarata e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Sipas guvernatorit, përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni në vend do të mbetet në nivele relativisht të larta gjatë periudhës në vijim.

“Çmimet e larta në tregjet botërore, kërkesa e rritur agregate, si dhe dinamikat e tregjeve të punës, pritet ta mbajnë inflacionin pranë niveleve aktuale gjatë vitit 2022. Më tej, ai pritet të vijë në rënie graduale gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024” deklaroi Guvernatori.

Sipas tij, përkundrejt kësaj ecurie, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen gjatë horizontit afatmesëm.

“Rritja ekonomike do të vijojë të mbështetet nga kushtet ende të favorshme të financimit, nga bilancet e shëndosha financiare të sektorit real dhe financiar, si dhe nga vijimi i rritjes së eksporteve. Megjithatë, ritmi i rritjes pritet të jetë më i ngadaltë krahasuar me parashikimet e fillimvitit” vijoi Sejko.

Sipas tij, balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve mbetet e zhvendosur për lart në rastin e inflacionit dhe për poshtë në rastin e rritjes ekonomike.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat