Shqipëria Postuar më 4 Maj 2022, 18:14

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të BSH: Norma e interesit mbetet e pandryshuar! Miratohet rregullorja për numrin ndërkombëtar të llogarisë së pagesës

Nga SCAN TV

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 1.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.

Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi për miratimin e rregullores “Për strukturën dhe përdorimin e numrit ndërkombëtar të llogarisë së pagesës”.

Kjo rregullore vjen si një version i rishikuar i rregullores aktuale mbi numrin IBAN, në zbatim të “Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023)”,  “Strategjisë afatmesme të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2019-2021” dhe në përmbushje të nevojave për përmirësim sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Ligji “Për shërbimet e pagesave” mundëson që ofruesit e shërbimeve të pagesave, të hapin llogari pagesash, të emetojnë instrumente pagesash dhe potencialisht të jenë pjesëmarrës në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël (AECH). Për këtë qëllim, në varësi të veprimtarisë, institucionet financiare mund të pajisin klientët e tyre me numër llogarie të pagesës.

Ky numër llogarie duhet t’i nënshtrohet të njëjtit standardizim dhe rregullsi si formati IBAN i përdorur deri më tani në kontekstin e numrit të llogarisë bankare. Nëpërmjet kësaj rregulloreje, kuptimi dhe përdorimi i tij do të shtrihen në të gjitha llogaritë e pagesave që gjenerohen nga ofruesit e shërbimeve të pagesave për klientët e tyre.

SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat