Rritet aktiviteti i biznesit në eurozonë - “S&P Global”: Ekonomia ka treguar elasticitet befasues përballë luftës Ukrainë-Rusi
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u përshpejtua muajin e kaluar pasi industria dominuese e shërbimeve të bllokut përfitoi nga një lehtësim i mëtejshëm i kufizimeve të COVID-19, duke kompensuar një frenim në rritjen e prodhimit, tregoi një sondazh të mërkurën.
Indeksi përfundimtar i përbërë i menaxherëve të blerjeve i “S&P Global”, i parë si një matës i mirë i shëndetit ekonomik, u rrit në 55.8 në prill, nga 54.9 në mars, që përputhet me një vlerësim paraprak. Çdo nivel mbi 50 tregon rritje.
“Ekonomia e zonës euro ka treguar elasticitet befasues përballë luftës Ukrainë-Rusi, falë një zgjerimi të aktivitetit të sektorit të shërbimeve pasi masat e kontrollit të virusit u lehtësuan më tej gjatë prillit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në “S&P Global”.
Me kthimin e jetës në normalitet pas lehtësimit të kufizimeve të COVID-19, optimizmi u përmirësua dhe nën-indeksi i pritjeve të biznesit të shërbimeve u rrit në 62.3, nga 60.8.
Por, firmat ende po përballen me kosto në rritje dhe një pjesë të kësaj barre ua kaluan konsumatorëve, kështu që indeksi i përbërë i çmimeve të prodhimit u rrit në 68.5, nga 65.7, më i larti deri tani që kur “S&P Global” filloi të përpunonte të dhënat në fund të vitit 2002.
Këto të dhëna mund të ndikojnë në vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të shtrënguar politikën e saj monetare pasi inflacioni në Eurozonë ishte 7.5% muajin e kaluar, pothuajse katër herë më shumë se objektivi i BQE-së prej 2%.
SCAN
Sondazh

Rubla forcohet pas embargos së BE - Regjistron nivelin më të lartë të 2 viteve kundrejt dollarit dhe euros!
Rubla ruse u forcua të mërkurën në nivelin më të lartë në dy vjet kundrejt dollarit dhe euros, Bashkimi Europian propozoi një paketë të re sanksionesh kundër......

Nafta rritet pas sanksioneve të BE - Pritet edhe vendimi i Rezervës Federale për rritjen e normës së interesit!
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën përpara vendimit të Rezervës Federale të SHBA për rritjen e normave të interesit dhe sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë......

Studimi: Si mund të zbulojë inteligjenca artificiale shenjat e kancerit të gjirit që radiologët nuk i shohin?!
Inteligjenca artificiale (AI) po tregon rezultate premtuese në zbulimin e kancerit të gjirit, i cili përndryshe mund t'u kishte munguar radiologëve, ka gjetur......

Presidenti i Republikës, procesi nis më 10 maj - Balla, opozitës: Afat deri në datë 15 për kandidaturat. Në 16 votohet raundi i parë
Partitë politike parlamentare kanë arritur të mërkurën dakordësinë që procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës të nisë zyrtarisht më 10 maj,......

Bima që largon karbonin 30 herë më shpejt se një pyll tropikal!
Në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike, një fushatë po synon të ripopullojë brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me bar deti që kap karbonin. Ndërsa......

Si Egjipti po lufton ngritjen e nivelit të detit me një revolucion të shkurreve?!
Al-Quweh ishte një nga gjashtë vendet e Detit të Kuq ku një projekt dyvjeçar i qeverisë egjiptiane synonte të rehabilitonte plantacionet e mangrove (bimë ose......

CEO-t më të këqij në histori – Ja gabimet dhe dëmtimet financiare që i bënë kompanive të tyre
Suksesi i një organizate ndikohet thellësisht nga vendimet e CEO-s. Ne shikojmë disa nga më të këqijat, kështu që ju mund të mësoni se ku gabuan. Një nga......

Ushtria e dronëve që nxjerrin fara do të mbjellë 100 milionë pemë deri në vitin 2024!
Një start-up australian po përdor një flotë 'oktokopterësh' shumë të avancuar, AirSeed Technology i cili po lufton shpyllëzimin duke kombinuar inteligjencën......