Amerika Postuar më 4 Maj 2022, 15:57

“Të nënshtrohemi është më e kushtueshme” - Biden, thirrje Kongresit të miratojë paketën e ndihmës prej 33 miliardë dollarë për Ukrainën

Nga SCAN TV

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një vizitë në fabrikën e kompanisë Lockheed Martin në Alabama, ku prodhohen raketat antitank Javelin, të cilat kanë qënë të qendër të vemëndjes pasi e kanë ndihmuar Ukrainën të luftojë ndaj pushtimit rus. Biden e përdori këtë vizitë për të ushtruar presion ndaj Kongresit që të miratojë paketën e tij prej 33 miliardë dollarë për Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 20 miliardë dollarë ndihma ushtarake.

“Kjo luftë ka për të kushtuar shumë. Por, t’i nënshtrohemi agresionit do të ishte akoma më e kushtueshme. Ne, ose do të mbështesim popullin ukrainas ndërkohë që përpiqet të mbrojnë vendin ose do të rrimë duke parë, ndërkohë që Rusia vazhdon me mizoritë dhe agresionin e saj”, tha Biden, pas një vizite që zhvilloi në fabrikë.

Ndihma ndaj Ukrainës nuk ka qënë subjekt i grindjeve të zakonshme partiake, por vetëm ndihma ushtarake prej 20 miliardë dollarë është një shifër e madhe dhe çdo propozim tjetër mund të jetë viktimë e polarizimit partiak në Uashington. Biden, që është një president demokrat, po viziton shtete që historikisht kanë mbështetur kandidatët republikanë.

Që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës armë me një vlerë prej 3.4 miliardë dollarë, duke përfshirë sistemet kundërajrorë Stinger, raketat antitank Javelins, municione dhe pajisje antiplumb.

Në mënyrë të veçantë, kërkesa për raketat Javelin është e lartë, në një kohë që lufta është zhvendosur nga rrethinat e Kievit ku ato u përdorën për të ndaluar tanket ruse, drejt një beteje me artileri në lindje të Ukrainës. Sipas Pentagonit, deri tani Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 5,500 sisteme Javelin në Ukrainë, ndërsa janë shkatërruar mbi 1000 tanke ruse.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat