FED rrit normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje - Në dy takimet e ardhshëm pritet sërish rritje!
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindjeje, rritja më e madh në 22 vjet dhe shefi i bankës qendrore të SHBA bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për amerikanët që po luftojnë me inflacionin e lartë për të rezistuar, ndërkohë që zyrtarët po marrin masa të vështira për ta vënë nën kontroll.
Në një lëvizje të pritshme gjerësisht, Fed vendosi normën e saj të synuar të fondeve federale në një hapësirë midis 0.75% dhe 1% në një vendim unanim, me rritje të mëtejshme në kostot e huamarrjes ndoshta të përmasave të ngjashme që mund të pasojnë.
Kreu i Fed-it, Jerome Powell, megjithatë, u tha gazetarëve se një rritje e normës deri në tre të katërtat e një pikë përqindjeje nuk është diçka që zyrtarët "po e konsiderojnë aktivisht". Fed tha se do të fillojë muajin e ardhshëm të zvogëlojë rreth 9 trilionë dollarë rezervë të aseteve të akumuluara gjatë pandemisë së koronavirusit në një lëvizje tjetër për të vënë nën kontroll inflacionin.
Tregjet amerikane të aksioneve u rritën ndjeshëm pas njoftimit, pasi Powell frenoi zërat mbi idenë e rritjes së normave me 75 pikë bazë në të ardhmen e afërt. Yield-et e obligacioneve të qeverisë u ulën, ndërsa dollari u dobësua kundrejt një shporte valutash të partnerëve kryesorë tregtarë.
SCAN
Sondazh

Rriten kostot e Ukrainës në Danub - Apel kompanive: Ulni tarifat për transportin e grurit, në të kundërt ndërhyn shteti!
Ukraina u bëri thirrje kompanive të transportit të grurit në portet e Danubit që të ulin çmimet, në të kundërt shteti do të detyrohet t'i kufizojë ato......

Importet globale të gazit rriten 4.5% në 2021 - Mbështeten nga rimëkëmbja e kërkesës industriale, kryeson Azia!
Importet globale të gazit të lëngshëm natyror janë rritur me 4.5% gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës, të mbështetura nga rimëkëmbja e kërkesës......

Nafta zgjeron fitimet - Për shkak të shqetësimeve të furnizimit, pasi BE propozoi ndalimin e naftës ruse!
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të enjten për shkak të shqetësimeve për furnizimin, ndërsa propozimi i Bashkimit Europian parashtronte planet për sanksione të......

“Kriza” e gjykatave, mesatarja 536 dosje/gjyqtar - Shkarkimet nga Vetting-u, Raporti: Kanë mbetur vetëm 224 magjistratë!
Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vetting-u gjatë vitit të shkuar ka sjellë për pasojë që të mbeturit në sistem të përballen me një volum pune prej mesatarisht 536......

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike
Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të......

Shqipëria, më e varfra në rajon/ Banka Botërore: 1 në 5 shqiptarë jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë!
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”, i cili përfshin impaktin e......

Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte......

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë (FOTOT)
Në vitin 2016, një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës një pamje të së ardhmes së fluturimit. Me......