Rriten kostot e Ukrainës në Danub - Apel kompanive: Ulni tarifat për transportin e grurit, në të kundërt ndërhyn shteti!
Ukraina u bëri thirrje kompanive të transportit të grurit në portet e Danubit që të ulin çmimet, në të kundërt shteti do të detyrohet t'i kufizojë ato administrativisht, deklaroi zëvendësministri i Bujqësisë, Taras Vysotskiy.
Ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha se me portet e Detit të Zi të të bllokuara nga Rusia, eksportuesit e grurit që kërkonin të përdornin portet e Danubit, ishin përballur me një rritje të shpejtë dhe të pajustifikuar të tarifave.
Ukraina, një prodhues i madh bujqësor, dikur eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve detare, por është detyruar nga pushtimi rus të eksportojë me tren nëpërmjet kufirit perëndimor ose nëpërmjet porteve të vogla të lumit Danub.
“Tani po diskutohen dy alternativa: ose kompanitë do të fillojnë të përgjigjen në mënyrë adekuate dhe do të kthehen në normat e zakonshme të tregut, ose do të vendoset rregullimi i çmimeve nga qeveria, si në shitjen e karburanteve ose produkteve ushqimore të rëndësishme shoqërore", shtoi zv/ministri i Bujqësisë.
Autoritetet ukrainase kanë deklaruar vazhdimisht se po bëjnë përpjekje për të rritur eksportet me hekurudhë dhe përmes porteve të Danubit dhe vëllimi nëpërmjet këtyre rrugëve së shpejti mund të rritet në më shumë se një milion ton në muaj. Tregtarët kanë thënë se vendi mund të eksportojë edhe 2 milion ton drithë në muaj.
Eksportet e grurit ukrainas ranë në rreth 923,000 ton në prill, nga 2.8 milionë ton në të njëjtin muaj të vitit 2021. Sipas të dhënave, eksportet e vendit përfshinin 768,486 ton misër dhe 127,130 ton grurë. Ukraina eksportoi gjithashtu 151,529 ton vaj luledielli dhe 169,681 ton fara vajore.
SCAN
Sondazh

Importet globale të gazit rriten 4.5% në 2021 - Mbështeten nga rimëkëmbja e kërkesës industriale, kryeson Azia!
Importet globale të gazit të lëngshëm natyror janë rritur me 4.5% gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës, të mbështetura nga rimëkëmbja e kërkesës......

Nafta zgjeron fitimet - Për shkak të shqetësimeve të furnizimit, pasi BE propozoi ndalimin e naftës ruse!
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të enjten për shkak të shqetësimeve për furnizimin, ndërsa propozimi i Bashkimit Europian parashtronte planet për sanksione të......

“Kriza” e gjykatave, mesatarja 536 dosje/gjyqtar - Shkarkimet nga Vetting-u, Raporti: Kanë mbetur vetëm 224 magjistratë!
Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vetting-u gjatë vitit të shkuar ka sjellë për pasojë që të mbeturit në sistem të përballen me një volum pune prej mesatarisht 536......

Rritet krimi kompjuterik, dyfishohen falsifikimet - Raporti për 2021: Shtohen veprat penale që kanë të bëjnë më mashtimet kibernetike
Krimi kompjuterik është një ndër grup veprat penale që ka shënuar rritjen më të fortë gjatë vitit të shkuar. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme raporton shtim të......

Shqipëria, më e varfra në rajon/ Banka Botërore: 1 në 5 shqiptarë jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë!
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të titulluar “Manovrim mes krizash”, i cili përfshin impaktin e......

Shkencëtarët konfirmojnë gjurmën nga 36 milionë vjet më parë: Është formuar në një temperaturë prej 2370°C!
Një fragment qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte......

Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë (FOTOT)
Në vitin 2016, një aeroplan me pamje të çuditshme, i mbuluar me më shumë se 17,000 panele diellore, i tregoi botës një pamje të së ardhmes së fluturimit. Me......

Luhatjet në tregjet ndërkombëtare/ AMF miraton udhëzimin për kujdes të shtuar ndaj shoqërive administruese të fondeve të investimeve!
Nisur nga luhatshmëritë në tregjet ndërkombëtare të titujve, si pasojë e efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, ndikimin në tregun vendas të ndryshimit të......